Sali Berisha njoftoi të enjten në mbrëmje se në 20 Dhjetor do të ketë një protestë kombëtare nën drejtimin e tij.
Ai tha se kjo protestë ka në fokus kundërshtimin e Ballkanit të Hapur dhe vjedhjen qeveritare.
Berisha nuk pranoi të komentonte nëse protesta do të kishte në fokus edhe Lulzim Bashën, apo nëse do të ndalej tek selia e PD.
“Unë kam një lajm këtu për shqiptarët dhe për ju këtu. 20 Dhjetori është protesta kombëtare e shqiptarëve. Revolucioni është në protestë. 20 Dhjetor… Protesta ka dy qëllime kryesore, së pari kundër Ballkanit të hapur, së dyti protesta e vjedhjes kombëtare. Kombi në datën 20 është në protestë. Nuk mund më. Merr fund skenari armiqësor antishqiptar i Ballkanit të Hapur. Në foltore unë kisha paralajmëruar se do të ketë protestë kombëtare.” – tha Berisha.
/a.r