Shqiptari Koçi Selamaj, i cili akuzohet për vrasjen e mësueses së shkollës fillore Sabina Nessa në Britani, ka pranuar ditën e sotme përballë autoriteteve britanike autorësinë e krimit.
Sipas mediave të huaja dyshohet se Selamaj ka udhëtuar nga shtëpia e tij në Eastbourne të Londrës, për në bregun jugor, me qëllim kryerjen e asaj që prokuroria pretendon se ishte një sulm ‘i paramenduar dhe grabitqar’.
Kujtojmë se mësuesja, 28-vjeçare, u gjet e vdekur në Cator park, Kidbrooke, në juglindje të Londrës, më 18 shtator, një ditë pasi doli nga shtëpia e saj për të takuar një mik në një bar aty pranë.
Prokuroria tha gjatë seancës gjyqësore se Nessa u godit me një cope druri rreth 60 cm të gjatë nga dikush që fillimisht besohej se ishte i huaj.
Selamaj, nga Eastbourne në East Sussex, u paraqit në gjykatë për seancën paraprake të enjten, ku dhe pranoi fajësinë për krimin e rëndë.
Trupi i Nessa-s, mësueses së klasës së parë fillore në shkollën Rushey Green në Catford, u gjet i mbuluar me gjethe pranë një qendre komunitare në park. Viktima dhe autori shqiptar ishin të panjohur me njëri tjetrin, duke bërë që të mbeten mister arsyet e ngjarjes së rëndë./m.j