• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Anëtarja e Kryesisë së PD: Referendumi, trik i Berishës për të tërhequr vëmendjen; Kadilli: SHBA nuk e sjell në pushtet Bashën

by A R
16/12/2021 19:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më pak se 48 orë na ndajnë nga 18 dhjetori, dita kur do të mbahet Kuvendi Kombëtar i thirrur nga Lulzim Basha dhe njëkohësisht edhe referendumi i thirrur nga Sali Berisha për të ratifikuar shkarkimin e kryedemokratit. Për të diskutuar mbi këtë temë të rëndësishme, e ftuar në ‘Studio Live’ në Report Tv, anëtarja e Kryesisë së PD-së, Taulanta Jupi tha se më 18 dhjetor do të mbahet vetëm Kuvendi, ndërkohë që sipas saj referendumi është një trik për të tërhequr vëmendjen e anëtarësisë.

Përballë gazetarit Arbër Hitaj, anëtarja e kryesisë tha se mbështetësit e Berishës kanë planifikuar çdo detaj për organizmin e referendumit, ku do të nxjerrin si rezultat miratimin e shkarkimit të Bashës, por kjo nuk do të njihet nga PD-ja zyrtare, ku theksoi se fletët e votimit nuk kanë dalë nga institucioni i partisë.

“Referendumi i të shtunës është një trik për të tërhequr vëmendjen e anëtarësisë nga Kuvendi liegjitim i datës 18. Do nxjerrin një rezultat, që duan dhe Basha do shkarkohet, do jetë vetëm një lëvizje, sepse numrat i trembin”, tha Jupi.

Ish-kandidati për kryetarin e PD-së, Fatbardh Kadilli tha se Partia Demokratike nuk do të vijë asnjëherë në pushtet nëse në krye ka Lulzim Bashën, sipas tij, ky i fundit duhet të tërhiqet nga drejtimi i partisë. E ndërsa për militantët që mblodhi Berisha në Kuvend, Kadilli thotë se ata demokratë duan ndryshimin, por jo Sali Berishën.

“Unë nuk besoj se ka njeri në Shqipëri se beson se Basha ka mundësinë zotësinë që të tërheq drejt fitores opozitën. Vetë Basha e di që nuk e bën dot. Berisha po merr energjinë e demokratëve që duan ndryshim. Ata njerëz në stadium duan ndryshimin më shumë se Berishën. Po nuk ndryshuam vetë nuk kemi asnjë ofertë të re për shqiptarët. (…) Basha duhet të japë dorëheqjen. Ky duhet. Është 47 vjeç dhe është më pak fleksibël se Berisha.”, u shpreh  Kadilli në Report Tv.

Për Jupin, 18 dhjetori do të jetë dita që do të konfirmojë Partinë Demokratike si partnere të SHBA-së, por një kundërpërgjigje pati Kadilli, i cili tha se SHBA nuk do ta sjellë Bashën në pushtet.

“Dita e shtunë do të jetë një Kuvend që do rikonfirmojë PD-në edhe njëherë si partnere e SHBA-së dhe faktorëve të tjerë ndërkombëtarë”, tha Jupi.

Nuk pres asgjë të rëndësishme, sepse ata që kanë organizuar e kanë organizuar për t’i siguruar Bashës vazhdimësinë politike. SHBA nuk do e sjell në pushtet Bashën, ata janë në Shqipëri për interesat e tyre gjeopolitike”, tha Kadilli.

/a.r

Next Post
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Pse Berisha filloi të mbrohet për 21 janarin?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In