Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar numrin më të madh të rasteve ditore të Covid-19 që nga fillimi i pandemisë, me 78,610 të infektuar të raportuar këtë të mërkurë.
Rekordi i mëparshëm ishte 68,053 më 8 janar, kur Mbretëria e Bashkuar ishte në karantinë totale.
Duke folur në një konferencë shtypi, mjeku Chris Whitty paralajmëroi se shifra të tjera më të larta pritet të regjistrohen në javët në vijim.
Duke folur së bashku me Prof Ëhitty, kryeministri Boris Johnson tha se ishte “absolutisht jetike” marrja e një doze përforëcuese të vaksinës kundër koronavirusit.
Ai paralajmëroi se në disa zona shkalla e dyfishimit për rastet tani ishte nën dy ditë, duke shtuar:
“Kam frikë se po shohim gjithashtu një rritje të pashmangshme të shtrimeve në spital me 10% në shkallë kombëtare, javë pas jave” – shprehet mjeku.
g.kosovari