• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sasia e frikshme e antibiotikëve që marrim pa e ditur nga produktet shtazore

by Java News
16/12/2021 08:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mjekësia humane sot ka një shqetësim madhor, atë që njihet si rezistenca mikrobike. Thënë ndryshe, pafuqia e antibiotikëve për të vepruar ndaj sëmundjeve të ndryshme. Kjo ndodh kur njerëzit përdorin antibiotikë në sasi të mëdha çka u jep imunitet mikrobeve. Mjekësia humane po përpiqet ta luftojë fenomenin, duke minimizuar përdorimin e antibiotikëve. Por, një sistem paralel mjekësor për të cilin nuk flitet, rrezikon të zhbëjë përpjekjet kundër antibiotiko-rezistencës.

“Ndërsa ruhemi për të mos krijuar rezistencë e probleme të tjera te mjekësia humane, mjekësia veterinere dhe problemet e tjera mund të vijnë në pjatën që ne konsumojmë. Pirunin që marrim të këtyre produkteve ndaj duhet investim shumë i madh për kontrollin e zinxhirit të prodhimeve veterinare” u shpreh Zihni Sula, Profesor i Toksikologjisë

“Një medikament human i dhënë jashtë cdo lloj kontrolli nga mjeku dëmton atë që e përdor, ndërsa një medikament veterinar i përdorur pa kriter dëmton një shoqëri të tërë” u shpreh Ervin Resuli, Mjek Veteriner.

Referuar të dhënave zyrtare nga Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë, Shqipëria importon në vit plot 1 milionë e 176 mijë kilogramë Produkte Mjekësore Veterinare. Pra, rreth 1.100 tonë. Një sasi tronditëse që arrin te njeriu si konsumator i mishit dhe produkteve shtazore. Nëse e llogarisim në raport me 2.8 milionë rezidentë që jetojnë në vend, çdo person merr mesatarisht rreth gjysmë kilogramë antibiotikë në vit pa e ditur.

“Është e paimagjinueshme por është fakt sepse nëse çdo rritës mbarështues shkon në një farmaci veterinare e kërkon diçka, ajo lëshohet pa kriter kuptohet që ai s’di, kjo duhet përkthyer në pasojat që i vjen konsumatorit në tavolinë dhe këto pasoja përkthehen në pasoja shëndetësore” u shpreh Zihni Sula, Profesor i Toksikologjisë

“Këtu sëmuren me dhjetëra e qindra njerëz, jo për momentin por gradualisht, pak sot, pak nesër. Lënë mbetje të rënda në shëndetin e njeriut,”-u shpreh një farmacist në Vlorë

“Barnat që ne përdorim lënë mbetje, depozitohen në organizmin e kafshës muskul, mëlci, kocka. prodekte vijnë përmes qumështit e nën produkteve, në fund janë pjesë e ushqimit tonë,”- u shpreh Dritan Laçi, Profesor i Mjekësisë Veterinare./ top story

g.kosovari

Next Post
“Pse e ke inat Donaldin?”/ Gazetarja i përgjigjet ndjekësit dhe komenton ngjarjet më pikante: E gjykoj në momente të…

“Pse e ke inat Donaldin?”/ Gazetarja i përgjigjet ndjekësit dhe komenton ngjarjet më pikante: E gjykoj në momente të...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqetësuese në Vlorë! Jo vetëm fëmijë, por edhe të rritur të helmuar, prani bakteresh e fekalesh në ujë

Shqetësuese në Vlorë! Jo vetëm fëmijë, por edhe të rritur të helmuar, prani bakteresh e fekalesh në ujë

November 8, 2026
Spahiu prezanton reformën e mbrojtjes sociale: “Baby Bonus” kthehet në mbështetje mujore deri në moshën 5-vjeçare

Spahiu prezanton reformën e mbrojtjes sociale: “Baby Bonus” kthehet në mbështetje mujore deri në moshën 5-vjeçare

November 8, 2026
Anatomia e një humbjeje: Nga ICE te Epstein dhe Irani! Të gjitha gabimet e presidentit Trump

Anatomia e një humbjeje: Nga ICE te Epstein dhe Irani! Të gjitha gabimet e presidentit Trump

November 8, 2026
Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

November 8, 2026
Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

November 8, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Nuk duan as Ramën e as Berishën, por kush do t’i eklipsojë ata?

November 8, 2026
Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

November 8, 2026
Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

November 8, 2026
Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

November 8, 2026
Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In