Policia Rrugore e Tiranës ka kërkuar mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve për trafikun e rënduar në zonën e Unazës së Re në Tiranë.
Kjo situatë ka ardhur për shkak të punimeve dhe si pasojë e kësaj ka ngarkesë në qarkullimin e automjeteve nga Astiri në drejtim të pallatit me shigjeta, hyrja për në Tiranë.
Njoftimi i plotë:
Policia Rrugore e Tiranës
Për shkak të punimeve, në Unazën e Re ka ngushtim të korsive dhe si pasojë e kësaj ka ngarkesë në qarkullimin e automjeteve nga Astiri në drejtim të pallatit me shigjeta, hyrja për në Tiranë.
Policia Rrugore e Tiranës kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve që të përdorin edhe rrugë të tjera alternative.
g.kosovari