Sali Berisha ka një mundësi të fundit për t’u riintegruar në Partinë Demokratike.
Kjo është ajo se çfarë tha deputeti Ferdinand Xhaferaj, që në përplasjen e brendshme të PD-së është radhitur në krah të Lulzim Bashës.
“Më datë 18 ekziston mundësia e fundit e riintegrimit të Sali Berishës në Kuvendin e Partisë Demokratike”, tha Xhaferaj në Politiko në Top News.
Pyetur nëse ky mund të ishte një qëndrim zyrtar dhe institucional i Lulzim Bashës, apo drejtuesve të tjerë të partisë, Xhaferaj tha se kjo ishte një dëshirë e tij personale.
Deputeti këmbëngul se më 11 dhjetor nuk ka pasur një Kuvend të PD-së. Ai tha se më 11 ka pasur një foltore të madhe dhe se të gjitha foltoret bien në kundërshtim me qëndrimin institucional të partisë./m.j