Teksa lumenjtë po dalin nga shtrati në të gjithë vendin nga reshjet e mëdha, dëmet e momentit janë vetën një fragment krahasuar me rreziqet që do t’i vijnë nga klima zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të vendit në periudhë afatgjatë. Si kurrë më parë vetëm në dekadën e fundit përmbytjet po vijnë me intensitet në të lartë dy herë në vit, duke përfshirë të gjithë vendin. Bor Banka Botërore në një studim të zgjeruar për ndikimet e klimës ne Shqipëri, specifikisht në sektorin e bujqësisë lajmëron për periudhë të vështirë të paktën deri në vitin 2050.
Reduktimi i varfërisë dhe menaxhimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore (përfshirë tokën, ujin, dhe biodiversitetin) janë ndër objektivat e qeverisë shqiptare. Megjithatë, strategjitë dhe legjislacioni nuk përkthehen gjithmonë në programe dhe projekte, kryesisht për shkak se shumica e aktiviteteve të përfshira në këto strategji kërkojnë investime, të cilat janë shumë të larta për buxhetin e shtetit, analizon Banka Botërore. Zbatimi i tyre pengohet edhe nga kapacitetet e kufizuara profesionale të institucioneve përkatëse. Për këtë arsye, mbështetja e vazhdueshme ndërkombëtare është një element i rëndësishëm për garantimin dhe zgjerimin e zbatimit.
Probleme me parashikimin e motit
Aftësia për të mbledhur dhe gjeneruar të dhënat meteorologjike për fermerët është shumë e kufizuar. instituti Hidrometeorologjik kryesor në Shqipëri është instituti i Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, një qendër në Universitetin e Tiranës. Ky rregullim institucional e ka lënë institutin me një mungesë akute të financimit.
Nevoja për ngritje të kapaciteteve për parashikimin e motit paraqitet emergjentë. Në shumë raste fermerët shqiptarë i referohen shërbimeve meteorologjike te vendeve fqinjë.
Një fermer i cili ka një fermë 10 ha në Ultësirën Perëndimore do ta ketë të vështirë të kultivojë pemëtarinë, pasi rrënjët e pemëve kalben gjatë stinëve me lagështi sidomos nëse përmbytjet ndodh gjithnjë e më shpesh. Në këtë aspekt fermerët duhet të jenë të azhurnuar me shërbimin metereoligjik në mënyrë që të orientojnë investimet me ndryshimet e klimës sugjeron Banka Botërore.
Rreziqet
Analizat e të dhënave të fundit mbështesin prirjen në rritje të temperaturës në Shqipëri. Fermerët gjithashtu kanë pohuar një trend në rritje të rreziqeve nga ngjarjet ekstreme të ngrohjes, raporton Banka Botërore. Analiza tregon se kjo prirje do të përshpejtohet në Shqipëri në të ardhmen e afërt.
Ngrohja mesatare gjatë 40 viteve të ardhshme pritet të rritet me rreth 1.5oC, shumë më e madhe se rritja me 0.5oC vërejtur gjatë 50 viteve të fundit. Por ndryshimet në reshje janë shumë më të pasigurta se ndryshimet e temperaturës.
Studimi tregon një rënie të reshjeve mesatare vjetore për Shqipërinë rreth 50 mm deri në vitin 2050, shumica do të jetë e përqendruar në Ultësirën Perëndimore, duke përfshirë zonat përreth Lushnjes, Vlorës, Fushë-Krujë dhe Shkodres, ku reshjet mund të jenë 150 mm në vit. Shumica e modeleve tregojnë se zonat malore të Shqipërisë, veçanërisht rreth Korçës, do të kenë reshje modeste vjetore.
Historia
Shqipëria gjithashtu ka një histori të përmbytjeve relativisht të shpeshta, sidomos në dy dekadat e fundit.
Gjatë përmbytjes së madhe në dhjetor 2010, 14.000 hektarë të Shkodrës janë përmbytur për shkak të shirave të dendur dhe nivelet e larta të ujit të lumit Drin.
Përmbytjet janë përkeqësuar në dekadat e fundit për shkak të shpyllëzimit dhe erozionit, të kombinuara me mungesën e mirëmbajtjes së kanaleve kulluese dhe stacioneve të pompimit.
Ndryshimi i klimës potencialisht mund të rrisë shpeshtësinë dhe madhësinë e përmbytjeve. Ndërsa reshjet pritet vetëm të rriten deri me 2040, rreziku i tyre ka të ngjarë të jetë më e madh. Përveç kësaj, rritja e nivelit të detit dhe stuhive pritet të rrisë përmbytjet në zonat bregdetare.
Për sektorin e bujqësisë në Shqipëri, përmbytjet janë veçanërisht problematike në pranverë, kur përmbytjet mund të vonojnë ose parandalojë mbjelljen e kulturave të verës, dhe gjatë verës, kur përmbytjet mund të shkatërrojë rritjen e tërë vitit dhe duke parandaluar korrjet në kohë.
Rritja e temperaturës verës mund të jetë me 4-5ºC në malet veriore të Shqipërisë. Përveç kësaj, rëniet e reshjeve pritet të jenë më të mëdha në periudhën maj-shtator, veçanërisht në malet jugore dhe veriore.
Kulturat bujqësore, cilat dëmtohen dhe cilat përfitojnë
Rezultatet tregojnë se rrushi dhe ullinjtë do të jenë më të prekura nga ndryshimet klimatike, me rënie të prodhimit në të zonat e vendit, por veçanërisht në zonat fushore . Rendimentet e grurit mund të rriten.
Prodhimi i jonxhës duhet të rritet në shumicën e rajoneve. Efektet e pritshme në misrit ndryshojnë sipas rajonit, me rritjen e prodhimit në malësitë jugore dhe me ulët në rajone të tjera, Kulturat e tjera të analizuara në këtë studim duhet./Monitor