Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar probleme në disa zona të Tiranës. Uji ka përmbytur disa banesa në Valiasi të Ri, ndërsa banorët thonë se e njëjta situatë përsëritet sa herë ka reshje shiu, por askush nuk ka ndërhyrë për të shmangur përmbytjet raporton Balkanweb.
Reshjet e shiu kanë shkaktuar fryrje të lumit të Lanës. Si pasojë e daljes së lumit nga shtrati janë përmbytur disa zona në Tiranë. Problematike paraqitet situata në rrugën “Irfan Tomini”, në Kombinat dhe Shkozë. Ndërkaq, përmbytje janë shkaktuar edhe në Lanabregas.