Lajmin për arrestimin e tre personave për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, e ka përshëndetur edhe Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
“Përshëndes kapjen e të dyshuarve për krimin që ndodhi në Gllogjan disa javë më parë. Ky është një mesazh i qartë se askush nuk mund të fshehët pas krimit dhe se drejtësia do të arrijë te secili. Organet e rendit dhe drejtësisë i përgëzoj për punën e tyre intensive në dobi të ndriçimit të rastit që na ka tronditur të gjithëve.”, shkruan ai.