Nga Kimete Berisha
Dështimi i Ringjalljes së Kurtit!
Fondi i Ringjalljes i qeverisë Kurti ka dështuar plotësisht.
Ky Fond është keqpërdorur, me këtë Fond janë bërë shkelje të tmerrshme të të drejtave të njeriiut, sepse, për t’u ringjallur ekonomikisht, nuk kanë pasur të drejtë të gjithë në mënyrë të barabartë.
Dikush ka pasur të drejtë të ringjallet e dikush jo, kjo varej ekskluzivisht nga disponimi dhe simpatia që konkurruesit e Ringjalljes kanë pasur me anëtarët e komisioneve, që hanë keksa mbi aplikacione!
Se kush ka të drejtë e kush nuk ka të drejtë të ringjallet ekonomikisht ka vendosur një komision i mykur nga korrupcioni dhe i politizuar, i përbërë nga anëtarë të favorizuar dhe të privilegjuar qe rrafsh 20 vjet!
Çdo njeri i gjallë që ekziston mbi këtë tokë, ka të drejtë të ringjallet ekonomikisht.
Nuk ka Ligj në botë që thotë se ky krijues ka të drejtë të ringjallet ekonomikisht dhe ky tjetri jo!
Në bazë të cilit kriter përjashtohet dikush nga e drejta e punës dhe e ekzistencës?!
Fondi për Ringjalje Ekonomike duhet të ndahet për të gjithë, pa përjashtim, e jo veç për ata që kanë lidhje me politikën dhe me anëtarët e komisionit.
Të fitosh të drejtën që të ringjallesh ekonomikisht apo të mbetesh i vdekur, këtë e ka shpikur Albin Kurti.
Fondi i Ringjalljes është Fond humanitar, nuk është Fond që i valorizon vlerat e krijuesve
Qysh bën që ‘dizajnerja’ pa asnjë vepër dizajni të vendos se kush është krijues e kush nuk është krijues.
Nejse, disa ‘artista’ me piktura të ETC- së, kanë shkëlqyer.
P.S. Problemi kryesor i qeverisë Kurti është se punon me hajnat e vjetër, me hajnat më të tërbuar!
Prandaj, ende asnjë punë të mirë nuk e kanë bërë.
Në fakt, e kanë bërë një punë të mirë: i kanë hequr ashensorët VIP në Rilindje, dhe me qeverinë Kurti të gjithë udhëtarët e ashensorëve janë të barabartë!