Thuajse gjysma e votuesve të Partisë Demokratike (48,5%) do të zgjidhnin Sali Berishën për kryetar partie nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot. Një në tre demokratë (30%) do votonin Lulzim Bashën.
Vetëm 13.2% e votuesve të PD-së do votonin për një kandidat tjetër, që nuk është Basha apo Berisha.
Rezultati është i vrojtimit të Barometrit në Euronews, që pyeti shqiptarët mbi zhvillimet më të fundit në Partinë Demokratike.
Nëse votuesit e PD-së ndahen sipas grupmoshave, rezulton se për votuesit demokrat 18 vjeç deri në 24 vjeç dhe ata mbi 65 vjeç nuk ka shumë diferencë mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës.
Diferenca mes dy liderëve ndjehet tek votuesit e PD-së në grupmoshën 55-64 vjeç, të cilët preferojnë ndjeshëm Bashën (29%) përpara Berishës (14%).
Thuajse dy në tre votues të Partisë Demokratike (72,50%) duan që kandidati tjetër për kryetar, të mos vijë nga politikanët e lartë që janë aktualisht në PD.
Më pak se një në katër votues të PD-së duan një nga politikanët aktual të Partisë Demokratike për kryetar të ri të partisë./euronews
/b.h