Zv.Ndihmës Sekretari për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, ka komentuar takimin e tij me Lulzim Bashën në Tiranë, teksa e falenderoi për mikpritjen e ngrohtë.
Ai tha se Basha i garantoi bashkëpunim në luftën kundër korrupsionit dhe angazhimin në NATO. Escobar iu përgjigj indirekt edhe Sali Berishës i cili thotë se Basha mund të arrestohet nga drejtësia amerikane nëse shkel në SHBA.
Zyrtari i lartë tha se e pret kreun e PD sa më shpejt në Uashington.
“Jam shumë i kënaqur që ndodhem në Tiranë. Është vizita e parë në Shqipëri dhe më kanë rezervuar një mikëpritje shumë të ngrohtë. Isha i lumtur që pata mundësinë të takohem me opozitën. Ata kanë shprehur angazhimin e tyre ndaj NATO dhe integrimit si dhe luftën kundër korrupsionit. Jemi të kënaqur që jemi pjesë e saj, përfshirë edhe përpjekjet tona të forta kundër korrupsionit përfshirë edhe sanksionet. Por për ta kthyer këtë realitet do të nënkuptojë dhe kërkojë një përkushtim të fortë nga institucionet shqiptare. Pres me kënaqësi që të zhvilloj bisedime të tjera këtë pasdite. Gjithashtu pres me kënaqësi vazhdimin e marrëdhënieve me PD. Pres me kënaqësi që ta takoj Bashën në Uashington sa më shpejt që të ketë mundësi”” – tha Escobar.
/javanews/a.r