Kryetari i Grupimit të Dhjetorit 90, Bislim Ahmetaj ka qenë i ftuar ditën e sotme në studion e Fax Neës për të folur për ditën e Rinisë, që e gjeti Partinë Demokratike të ndarë, nga njëra anë Sali Berisha dhe mbështetësit e tij u mblodhën në Qytet Studenti, ndërsa Lulzim Basha takoi mbështetësit në ArTurbina.
Teksa rikujtoi emocionet e 8 dhjetorit 1990 që solli rrëzimin e diktaturës nga protesta studentore, Bislim Ahmetaj theksoi se mentaliteti i trashëguar nga komunizmi la gjurmë të thella në shoqerinë shqiptare. Ai madje shtoi se këto gjurmë i shohim dhe te lidershipet, duke përmendur kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e opozitës, Lulzim Basha që sipas tij janë përfaqësuesit më të denjë të Hitlerit.
“Ajo ditë ka shënuar clirimin nga kampet e internimit të qindra mijëra familje. Burgjet e vogëla të Shqipërisë atë ditë kanë marrë goditjen e fortë. Një shtet pa demokraci është i pavlefshëm. Uroj gjithë shqiptarët gëzuar 8 dhjetorin. Ishte bashkim organik i shtresave më cilësore të këtij vendi. Ne nuk është se na mungonte mendja, por na u bashkuan dhe pedagogët dhe qytetarët e Tiranës. Kjo solli themelimin e pluralizmit shqiptar. Solli PD-në që u bë udhëheqëse transformuese të këtij vendi.
Demokracia jonë nuk është funksionale përshkak të gjurmëve të errëta që ka lënë diktatura. Produkti më i keq ka qenë njeriu i ri , sigurimsi i shtetit që spiunonte babain , vëllain, nënën. Mentaliteti që trashëguam, la gjurmë të thella te njerëzit. E kemi parë këtë në lidershipe. Shih lidershipin që drejton sot PS, apo PD. Kryetari i mazhorancës sot është përfaqësuesi më dinjitoz i Hitlerit. Nuk pyet për asgjë. E njëjta gjë është dhe me kryetarin e opozitës, zgajtimi i mazhorancës. Nuk pyet për asgjë. Bartësit e mentalitetit të vjetër nuk ka rëndësi ca moshe kanë”, deklaroi Ahmetaj.
Bislim Ahmetaj nuk fshehu as ironinë për Lulzim Bashën. Teksa i përmendi tradhëtinë që i bëri artistëve me shembjen e Teatrit Kombëtar, Ahmetaj ‘propozoi’ që Lulzim Basha të zëvendësojë rojen e Selisë Blu, i quajtuar Papi, meqënesë Basha e do kaq shumë vulën e partisë.
“Ne nuk kemi pasur aftësinë të parashikonim shumë gjatë se ccfarë do të ndodhë në Shqipëri. Ne menduam se me ardhjen e demokracisë mund të zhvillohej gjithccka. Shqipëria nuk e ka pasur të lehtë të kalojë gjithë këto sfida në pak vite. U ndryshua sistemi jo populli. Oficerët e sigurimit të shtetit ju vërsulën PD-së, partive tjera për ta penguar këtë ndryshim. PD dhe PS, ish partia e punës, kanë trashëguar të njëjtin habitat. Kanë marrë nga i njëri grup njerëzish. PD reale festoi sot në qytet studenti. Aty sot në takim kishte të paktën 200 veta, të ardhur dhe nga jashtë. Ishte dhe brezi i rinisë së sotme.
Në 25 vjetorin e themelimit të PD-së i kam thënë ‘je njeriu më me fat’ në këtë vend, sepse mund të bashkosh brezin intelektual të PD-së të kohës së Berishës me brezin e ri. PD sot të vjen keq ta shohësh. Shihni ku festoi sot Lulzim Basha, në Ar Turbina. Ka bërë tradhëti ndaj artistëve. Gjen sot simbolikën e teatrit të prishur për të shkuar të festojë sot. Në Qytet Studenti pashë njerëzit më të qëndrueshëm në vite.
Kuvendi i 11 dhjetorit do të jete rithemelimi i PD-së. Nuk them ta përjashtojmë. Meqenëse e do aq shumë vulën, le të bëhet roje te dera e PD-së dhe të rrijë aty e të vazhdojë shërbimin në vend të Papit, që është një nga njerëzit më të nderuar në PD. Referendumi në 11 dhjetor do të jetë ai që Bashën do e nxjerrë në pakicë ekstreme”, tha ai./m.j