• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Është bërë si Hitleri”/ Kreu i “Azem Hajdarit” propozon ‘post’ të ri për Bashën: Meqë e do aq shumë vulën e PD, ta vëmë roje te Selia në vend të Papit

by Java News
08/12/2021 17:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Grupimit të Dhjetorit 90, Bislim Ahmetaj ka qenë i ftuar ditën e sotme në studion e Fax Neës për të folur për ditën e Rinisë, që e gjeti Partinë Demokratike të ndarë, nga njëra anë Sali Berisha dhe mbështetësit e tij u mblodhën në Qytet Studenti, ndërsa Lulzim Basha takoi mbështetësit në ArTurbina.

Teksa rikujtoi emocionet e 8 dhjetorit 1990 që solli rrëzimin e diktaturës nga protesta studentore, Bislim Ahmetaj theksoi se mentaliteti i trashëguar nga komunizmi la gjurmë të thella në shoqerinë shqiptare. Ai madje shtoi se këto gjurmë i shohim dhe te lidershipet, duke përmendur kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e opozitës, Lulzim Basha që sipas tij janë përfaqësuesit më të denjë të Hitlerit.

“Ajo ditë ka shënuar clirimin nga kampet e internimit të qindra mijëra familje. Burgjet e vogëla të Shqipërisë atë ditë kanë marrë goditjen e fortë. Një shtet pa demokraci është i pavlefshëm. Uroj gjithë shqiptarët gëzuar 8 dhjetorin. Ishte bashkim organik i shtresave më cilësore të këtij vendi. Ne nuk është se na mungonte mendja, por na u bashkuan dhe pedagogët dhe qytetarët e Tiranës. Kjo solli themelimin e pluralizmit shqiptar. Solli PD-në që u bë udhëheqëse transformuese të këtij vendi.

Demokracia jonë nuk është funksionale përshkak të gjurmëve të errëta që ka lënë diktatura. Produkti më i keq ka qenë njeriu i ri , sigurimsi i shtetit që spiunonte babain , vëllain, nënën.  Mentaliteti që trashëguam, la gjurmë të thella te njerëzit. E kemi parë këtë në lidershipe. Shih lidershipin që drejton sot PS, apo PD. Kryetari i mazhorancës sot është përfaqësuesi më dinjitoz i Hitlerit. Nuk pyet për asgjë. E njëjta gjë është dhe me kryetarin e opozitës, zgajtimi i mazhorancës. Nuk pyet për asgjë. Bartësit e mentalitetit të vjetër nuk ka rëndësi ca moshe kanë”, deklaroi Ahmetaj.

Bislim Ahmetaj nuk fshehu as ironinë për Lulzim Bashën. Teksa i përmendi tradhëtinë që i bëri artistëve me shembjen e Teatrit Kombëtar, Ahmetaj ‘propozoi’ që Lulzim Basha të zëvendësojë rojen e Selisë Blu, i quajtuar Papi, meqënesë Basha e do kaq shumë vulën e partisë.

“Ne nuk kemi pasur aftësinë të parashikonim shumë gjatë se ccfarë do të ndodhë në Shqipëri. Ne menduam se me ardhjen e demokracisë mund të zhvillohej gjithccka. Shqipëria nuk e ka pasur të lehtë të kalojë gjithë këto sfida në pak vite. U ndryshua sistemi jo populli. Oficerët e sigurimit të shtetit ju vërsulën PD-së, partive tjera për ta penguar këtë ndryshim. PD dhe PS, ish partia e punës, kanë trashëguar të njëjtin habitat. Kanë marrë nga i njëri grup njerëzish. PD reale festoi sot në qytet studenti. Aty sot në takim kishte të paktën 200 veta, të ardhur dhe nga jashtë. Ishte dhe brezi i rinisë së sotme.

Në 25 vjetorin e themelimit të PD-së i kam thënë ‘je njeriu më me fat’ në këtë vend, sepse mund të bashkosh brezin intelektual të PD-së të kohës së Berishës me brezin e ri. PD sot të vjen keq ta shohësh. Shihni ku festoi sot Lulzim Basha, në Ar Turbina. Ka bërë tradhëti ndaj artistëve. Gjen sot simbolikën e teatrit të prishur për të shkuar të festojë sot. Në Qytet Studenti pashë njerëzit më të qëndrueshëm në vite.

Kuvendi i 11 dhjetorit do të jete rithemelimi i PD-së. Nuk them ta përjashtojmë. Meqenëse e do aq shumë vulën, le të bëhet roje te dera e PD-së dhe të rrijë aty e të vazhdojë shërbimin në vend të Papit, që është një nga njerëzit më të nderuar në PD. Referendumi në 11 dhjetor do të jetë ai që Bashën do e nxjerrë në pakicë ekstreme”, tha ai./m.j

Next Post
Arrestohet 18-vjeçari, vodhi me armë një dyqan në Shkodër

Arrestohet biznesmeni shqiptar, mori tendera me vlerë dy milionë euro me dokumenta false

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ishte duke transmetuar LIVE, influencuesi Cesar Gastelum vritet me armë në Meksikë (VIDEO)

Ishte duke transmetuar LIVE, influencuesi Cesar Gastelum vritet me armë në Meksikë (VIDEO)

August 5, 2026
Rregulla të ashpëra për maturën 2020, nga 1 vit ”stazh” në ndjekje penale për kopjacët

Rihapen aplikimet për formularët A1 dhe A1Z, procesi online më 6 Gusht

August 5, 2026
Haradinaj: 5, 12 dhe 19 prilli, datat e mundshme për zgjedhjet e reja

LDK do Presidencën, jo Kryeministrinë, Hardinaj kundër Kurtit: E do pushtetin të gjithin për vete

August 5, 2026
Kreu i një kompanie ruse të dronëve plagoset rëndë në atentat me bombë në makinë

Kreu i një kompanie ruse të dronëve plagoset rëndë në atentat me bombë në makinë

August 5, 2026
Festat e fundvitit, mbi 6300 qytetarë kanë hyrë nga Kapshtica në vendin tonë

Shtohet qarkullimi me vendet fqinje, Kapshtica dhe Qafë Thana përballojnë rritjen e lëvizjeve

August 5, 2026
Fitorja e kandidatit Abdul El-Sayed në Michigan rihap debatin për ndikimin e lobit pro-izraelit në SHBA

Fitorja e kandidatit Abdul El-Sayed në Michigan rihap debatin për ndikimin e lobit pro-izraelit në SHBA

August 5, 2026
Marrëveshja Shqipëri-Zvicër detyron palët të negociojnë! U firmos në 1992 për zgjidhjen e…

Marrëveshja Shqipëri-Zvicër detyron palët të negociojnë! U firmos në 1992 për zgjidhjen e…

August 5, 2026
Mungesa e likuiditetit alarmon bankat ruse, ekonomia e luftës vë nën presion financat e Moskës

Mungesa e likuiditetit alarmon bankat ruse, ekonomia e luftës vë nën presion financat e Moskës

August 5, 2026
Marrin 1% të GDP, bashkitë kërkojnë më shumë fonde. Mazniku premton rritjen e transfertës

Kundërshtitë për ndarjen territoriale, Mazniku: Debati në Kuvend, jo me protesta dhe referendum

August 5, 2026
Nën kërcënimin e kallashnikovëve, grabitet argjendaria në Paskuqan, ja detajet e para

Nën kërcënimin e kallashnikovëve, grabitet argjendaria në Paskuqan, ja detajet e para

August 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com