Alarmi se në disa pako, që u dyshuan se mund të ishin bomba, ka rezultuar të ketë qenë fals. Pas rrethimit të Kancelarisë Federale në Gjermani dhe hetimit të pakove të dyshimta, ka dalë se ato ishin thjesht kuti postare, jo më shumë se kaq. Alarmi u ngrit pasi brenda një zarfi që kishte mbërritur, si çdo ditë, ishte konstatuar një gjë e dyshimtë, e cila po hetohet.
Por çdo gjë tani është e qartë, rrezik nuk ka, raporton “Bild”. Janë hequr barrikadat që u vendosën përreth godinës.
Ajo që shkaktoi alarm ishin katër kuti postare, që me sa duket kishin shqetësuar qenin që përdoret për antieksplozivin. “Të katër kutitë janë kontrolluar, nuk u gjet asgjë të jashtëzakonshme në to. Ishin thjesht kuti postare”, tha një oficer i policisë për “Bild”.