Laidon Shapo, specialist i shëndetit publik në Londër, u shpreh se ky dimër do të jetë më i vështirë se vitet e kaluara dhe këtë ai e bazon në variantet e reja që po qarkullojnë.
Në një intervistë për emisionin Debat me Alba Alishanin në A2, Shapo rekomandon rikthimin e masave, ndërsa bën apel edhe të avancohet me procesin e vaksinimit.
“Dimri parashikimi këtu është pak që ja kalon dimrit të vjetshëm. Vihet theksi tek Delta, tek gripi sezonal i cili kam vënë re që paraqitet me patologji të jashtme dhe i shtrin njerëzit të paaftë për të shkuar në punë. Të gjitha këto ndikojnë. Duhet të dimë sa veta kemi që trajtohen në shtëpipër arsye të ndryshme dhe duke marrë këto informacione se si do jetë dimri këtu.
Rekomandimi im është tek masat. Ato duhet të rikthehen, sepse edhe këtu po rikthehen. Në qëndra tregëtare dhe urbane ka mbipopullim. Higjena duhet. Aty ku kemi njerëz me vaksina jo potente duhet të nisë urgjent doza e tretë. Duhet të përshpejtohet procesi i vaksinimit”, tha Shapo.
/b.h