Parashikuesja e fatit, Irini Kakacaj e ftuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel ka treguar se cfarë dos të ndodhë në vijim me treshen më të komentuar të ditëve të fundit.
Sipas saj ka një lojë mes Beatrix dhe Donaldit dhe se ky i fundit do të kthehet tek Bora.
Irini thekson se ata nuk e kanë përfunduar lidhjen e tyre, por ka ndodhur një keqkuptim që ka sjellë këto reagime.
“Është futur në një bela, është i ngatërruar, por i ka sqaruar gjërat, do kthehet tek dashuria jashtë, do të bëjnë familje, është një djalë i prekur, është një djalë i paparë.
Është me dashurinë e vjetër, është bërë një keqkuptim. Ai dashuron shpejt, ka frikë aty në shtëpi. Ata i kanë shpjeguar gjërat vetë njëri tjetrit, por është një djalë që ka lindur me fat”, tha ajo.
Kujtojmë se puthja mes Donaldit dhe Borës e ndodhur javë më parë mbajti të gjitha zemrat pezull, duke krijuar idenë se ata do të riktheheshin me njëri-tjetrin.
Por afrimiteti i Donaldit me Beatrix solli reagime të shumta dhe konfuzime, ndërsa të premten djali tha se ai ka një pëlqim të madh për Beatrix./m.j