Ulja e temperaturave ka sjell edhe reshjet e dëborës në zonat malore, ku sigurisht nuk mund të mungonin në zonën e Vermoshit.
Të gjithë i kemi zili banorët e kësaj zone që pamjen e parë sapo hapin dritaren kanë madhështinë e bardhësisë. Kodra, male e pemë të mbuluara nga flokët e dëborës të falin një panoramë madhështore që të thërrasin ta vizitosh.
Pavarësisht se ndodhet në SHBA, kryeministri Edi Rama i ka ndarë foto nga Vermoshi piktoresk dhe magjia e dëborës që kjo zonë dhuron në këtë sezon.
“Mirëmëngjesi dhe me Vermoshin që dëborën e ka ‘si të shpisë’ , ju uroj një pushim të këndshëm në këtë të diel”, shkruan Rama.
/b.h