Aktorja Arjola Demiri ka vijuar mbrëmjen e sotme në “Big Brother VIP” debatin e ashpër me Antonela Berishën, ish-konkurrenten e “Për’Puthen”.
Arjola tha se nuk ka asnjë urë komunikimi me Antonelën. Kjo e fundit ironizoi duke u shprehur “do doja shumë të të kisha shoqe, por meqë s’më pranon do ulem në banjë e do qaj”.
Antonela: Habitem pse flet me një femër të ulët.
Arjola: Po flas me Arbanën në fakt.
Antonela: Irritohet dhe dridhet, acarohet. Më pëlqen të diskutoj se ia arrij qëllimit.
Arjola: Kam qëllim të tregoj edukatën.
Antonela: Po e ke tregu sa ofendon femra.
Arjola: Unë me Antonelën e kam mbyllur. Nuk më intereson.
Antonela: Ma ka vënë vizën. Meqë ma ka vënë vizën, me kë të flas, me murin? Do doja shumë të të kisha shoqe, por meqë s’më pranon do ulem në banjë e do qaj.