Kur fytyrat publike ndajnë fotografitë e tyre me fansat në Instagram, me veshje të ngushta, flokë të lidhur dhe pa grim në fytyrë, postimet e tyre zakonisht duken më ndryshe nga ato që i bëjmë ne.
Një komediane australiane e quajtur Celeste Barber, këtë realitet të hidhur tani po e kthen në një seri me fotografi qesharake në Instagram, duke postuar foto të të famshmëve pranë atyre që i ka rikrijuar ajo.
“Njerëzit janë aq të fiksuar me të famshmit dhe të famshmit duket janë të fiksuar me portretizimin e njerëzve të zakonshëm. Atëherë unë mendova me vete: në rregull, nëse kjo është ajo që e bëjnë të gjithë, sfida llogaritet e pranuar edhe nga ana ime”, ka thënë Barber për ABC, transmeton Klan Kosova.