Në përfundim të takimit me ministren e Financave, Delina Ibrahimaj, përfaqësuesi i tetraplegjikëve shprehu besim se kërkesat e tyre ekonomike do të gjejnë në zgjidhje.
Ai u shpreh se të premten e ardhshme do të kenë një përgjigje pasi është e nevojshme që ministritë e Shëndetësisë dhe Financave të zhvillojnë një dialog midis tyre në lidhje me kërkesat e PROPOZUARA.
Tetraplegjikët shpresojnë që kërkesat për rimbursimin e energjisë elektrike, rritjen e pagës për kujdestarin, sigurimin e 80 litrave karburant në muaj, si dhe rritjen e asistencës që ata marrin, do të gjejnë zgjidhje kësaj here.
“Ishte një takim i mirë se edhe pse ishin në dijeni të kërkesave tona, lamë një datë të premten tjetër që dy ministritë të diskutojnë me njëra-tjetrën.
Ne nuk pretendojmë që të realizohen të 7 pikat tona ekonomike, por presim që dita e premte të jetë një ditë e lumtur për ne. Dita e premte do të jetë një diskutimi dhe jam shumë i bindur se kësaj radhe ato do të shprehen pozitivisht.
Ne kemi lindur për të jetuar dhe duam dhe ne një pavarësi ekonomike. Pika e parë është rikthimi i energjisë elektrike, 80% të energjisë elektrike më përpara na i paguante shteti, ndërkohë që më pas na e hoqëm. Shpresojmë që kësaj radhe kërkesat tona kanë rënë në vendin e duhur, të jenë marrë seriozisht. Ne nuk kërkojmë gjëra që nuk na takojnë, por gjëra që duhet të jetojmë. Ne kërkojmë që energjia të kthehet si më përpara.
Ne kërkojmë që kujdestari të paguhet me pagë minimale pasi nuk na shërben njërit me 100 mijë lekë të vjetra. Karburanti është një pikë tjetër, ne nuk duam lekë, ne duam 80 litra karburant që të lëvizim, është e vetmja mundësi që të lëvizim. Ne jemi të privuar të ecim, ne jemi të privuar të shkojmë te njerëzit tanë. Kujdestari të futet në aksesin e punëve të rënda dhe pas 15 vitesh të dalin në pension. Trajtimi me ilaçe është një pikë tjetër. Kërkojmë ca gjëra elementare dhe shpresoj që ministrat të ulen seriozisht dhe e premtja të jetë një ditë e lumtur për ne”, tha përfaqësuesi i tetraplegjikëve.
/b.h