Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i pyetur nëse do të ishte i gatshëm të përballej me Sali Berishën dhe mbështetësit e ish-kryeministrit në Kuvendin e 18 dhjetorit, është munduar t’i shmanget pyetjes.
Ai u shpreh se Berisha nuk ka asnjë përballje me të, por me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa shtoi se përballja Basha-Berisha është një sebep i këtij të fundit që po i sjell PD-së.
Gazetarja: A jeni i gatshëm të përballeni me Berishën dhe mbështetësit e tij në 18 Dhjetor, të cilët mund të bëjnë një mocion besimi për ju?
Lulzim Basha: Kuvendi i datës 18 ka një rend dite të caktuar. Unë nuk kam asnjë përballje me Sali Berishën, as ai me mua. Ai e ka me SHBA. Përballja me mua është një sebep që po i sjell kosto PD-së. Ky është një sensacion mediatik i shpikur për t’i ikur problemeve reale të shqiptarëve./m.j