Bardhi i përgjigjet Kryemadhit: Mbushi dynjanë se do bëhej Ministre e Brendshme

Bardhiii

TIRANË

I ftuar në studion e emisionit ‘Kjo javë’ në Neës24, sekretari i përgjithshëm i LSI, Gazment Bardhi iu përgjigj deklaratave të kryetares së LSI, Monika Kryemadhi bërë në emisionin ‘Real Story’ nga Sokol Balla, në adresë të tij.

“Së pari ishte një deklaratë e mbushur me gënjeshtra. S’kam folur kurrë për LSI, as një anglisht as shqip. Së dyti nuk kam qenë në zyrën e ambasadores amerikane, për të folur për LSI. Së treti nuk kam thënë e s’ka qenë në objektivat e mia, se do të jem ministër i brendshë. Dikush tjetër, ende pa marrë pushtetin informoi të gjithë vendin se ministri i brendshëm do ishte grua dhe kush do ishte duhet ta thotë znj. Kryemadhi. Znj.Kryemadhi ka informuar këdo që do ishte ministre e brendshme. S’ka patur përballje me mua për cështje bandash. Nuk ngatërrohet Gazmend Bardhi me banda.

Kam informuar znj. Kryemadhi mbi situatën në Elbasan. Nëse i ktheheni kohës, ka qenë vetëm gjysmë dite në Elbasan. S’ka qenë në asnjë takim me mua në Elbasan. Nuk ka ardhur fare në Elbasan gjatë fushatës. Në Elbasan kishim menduar të ishte një ndarje 6 madnate PD me 1 për LSI, e kam informuar se LSI e ka të vështirë të marrë mandat, përgjigjja ishte se kanë të sigurtë 3 dhe PD do merrte 2 ndaj unë duhet të punoja më fort. Kjo ka qenë biseda dhe ka qenë në kuadër të diskutimeve 2 palëshe që ne bënim me LSI, nëse do hynim me një listë apo me dy.  E kam thënë se jam kundër që duhet të dilnim me një listë, LSI mendoi njëlloj si unë, se duhet të dilnim me dy lista. Nuk kam bërë asnjë akuzë tjetër. Sa i përket drejtësinë, jam i hapur nuk fshihem. Nëse ka cështje nëse duhet të mbaj përgjegjës” u shpreh Bardhi, ndërsa theksoi se nga fushata në Elbasan nuk është shkëputur asnjë ditë.

“Të tjerët, përfshi edhe znj. Kryemadhi edhe pse ishte drejtuese politike nuk i doli për zot as struktura të veta të partisë. Në 45 ditë fushte ka qenë vetëm gjysmë dite.” tha Bardhi, ndërsa komentoi edhe retorikën e ashpër mes palëve.

“Deklaratat e PD-së kanë qenë korrekte, menjëherë pas zgjedhjeve LSI ka lëshuar një lum akuzash ndaj PD tërësish të pavërteta. ka patur deklarata që LSI paska kërkuar të hynim me një listë të përbashkët, ndërkohë që e vërteta është krejt e kundërta.” – tha Bardhi. BW

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com