Policia ka marrë në pyetje ish-bashkëshortin e 34-vjeçares, Pamela Mërtiri, e cila sot i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i pestë i një pallati bashkë me fëmijën e saj 1 vjeç.
Sipas dëshmitarëve, bëhet me dije se viktima ka pasur shqetësime dhe një gjendje të rënduar psikologjike, ndërsa kohët e fundit kishte filluar të braktiste punën dhe të largohej nga shoqëria.
Ngjarja e rëndë që ka tronditur opinionin publik ka ndodhur mesditën e sotme në Vlorë, ku e reja u hodh nga pallat.
Mësohet se foshnja ka gjetur vdekjen e menjëhershme ndërsa gruaja ka ndërruar jetë në spital. Mërtiri ishte farmaciste dhe jetonte për shumë kohë në Tiranë.
Një prej pistave kryesore që po hetohet është ajo për shkak të konflikteve familjare, pasi kohët e fundit kishte hequr edhe fotografitë nga rrjetet sociale me bashkëshortin. Ndërkohë është përjashtuar pista se ngjarja mund të jetë shkaktuar aksidentalisht./m.j