• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“O me mua, o kundër meje”, Açka: Berisha na votoi të gjithëve në kryesi, hezitimi i Bashës i kuptueshëm

by
26/11/2021 20:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vetëpërmbajtja e kreut të PD Lulzim Basha ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, për deputeten Flutura Açka është i kuptueshëm.

Këtë përgjigje Açka e ftuar në Radarin Informativ në ABC e argumenton duke e lidhur me historikun e tyre në PD, duke i konsideruar si 2 lidera të rëndësishëm. Situata e krijuar për shkak të “luftës” për zhvillimin e Kuvendit Kombëtar, për të cilin Basha propozon datën 18 dhjetorin kurse Berisha datën 11, Açka thotë se është e trishtueshme. Ajo kërkon që Basha dhe Berisha të bëjnë konsensus në të kundërt sipas saj për shkak të sjelljes së Berishës partia mund të ndahet.

“Është përplasje e së njëjtës gjë, janë liderë të rëndësishëm të dy, kanë histori të përbashkëta dhe e shikoj me keqardhje këtë situatë. Përplasja sapo ka filluar. Shikoj bazën, se më drejtohet me trishtim dhe më pyesin ju jeni me Bashën apo Berishën dhe kam keqardhje për këtë pyetje dhe s’dua të ma bëjnë. Nga këmbëngulja e zotit Berisha kam frikë se do të shkojnë në një ndarje të PD. Të dy si Basha dhe Berisha e kanë për hatër PD dhe duhet ta gjejnë një konsensus një marrëveshje në mënyrë të butë për të dalë nga ky kolaps.

Unë mendoj se Basha duhet ta bëjë ofrimin e një marrëveshjeje, fakti që zgjodhi një rrugë më të butë, tregon që Basha ka patur njëlloj hezitimi, që ka qenë normale, i kuptueshëm… Unë them se Basha është përsëri i hapur sepse s’ka ndërmend të ndryshojë mendim për zotin Berisha. Mendoj se Basha ka mundësi të bëjë një tolerim, po a është i gatshëm Berisha të bëjë prapa kthehu…”, tha ajo.

Sa i përket kërkesës së Berishës që të dorëhiqet Basha dhe anëtarët e kryesisë së PD, Açka tha se ka qenë vetë ish-kryeministri ai që i ka votuar dhe duhet ti respektojë.

“Unë kam qenë një nga të zgjedhurit e përzgjedhur nga Berisha. Berisha le të thoshte atëherë që kjo është e padrejtë. Vota e tij ka qenë një miratim i heshtur, unë e kam marrë votën e Berishës dhe unë e kam votuar Berishën në këto 30 vite. Berisha nuk zgjodhi rrugën statutore, e ka për obligim të vijë në këtë komision e shmangu këtë komision dhe zgjodhi rrugën e tij. Berisha na ka votuar ndaj ka obligim të na respektojë. Kur Berisha i thotë publikisht në emra në bazë përkthehet si linçime. Duke nisur nga unë. Vijnë demokratë të thjeshtë dhe duan të orientohen dhe më pyesin nëse nuk vendose për foltoren ne s’kemi punë me ty. Kjo lloj qasje o me mua o kundër meje është rikthyer”, shtoi Açka.

/b.h

Next Post
“Ja kush e nxjerr PD nga kriza”/ Kulluri: Basha e ktheu partinë në byrektore, me mungesë transparence e demokracie

Kulluri: Në Kuvendin e fundit të Bashës, një person i vetëm votoi 500 herë! Arsyeja pse ai nuk i mbledh dot delegatët në 18 dhjetor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sot, kthjellime dhe temperatura të larta në të gjithë territorin

Sot, kthjellime dhe temperatura të larta në të gjithë territorin

July 19, 2026
Festival golash në finalen e vogël, Anglia mposht Francën pas 10 realizimeve

Festival golash në finalen e vogël, Anglia mposht Francën pas 10 realizimeve

July 19, 2026
Tragjike në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

Tragjike në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

July 18, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Plaga, Flamingot dhe Aristoteli

July 18, 2026
Ministri izraelit kërkon krokodilë rreth burgjeve ku mbahen të burgosurit palestinezë

Ministri izraelit kërkon krokodilë rreth burgjeve ku mbahen të burgosurit palestinezë

July 18, 2026
Numri i turistëve u rrit në korrik, INSTAT: 2.7% më shumë se i njëjti muaj i vitit të kaluar

Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

July 18, 2026
Irani vret dy ushtarë amerikanë pas sulmeve me raketa, një tjetër i zhdukur

Irani vret dy ushtarë amerikanë pas sulmeve me raketa, një tjetër i zhdukur

July 18, 2026
VIDEO / Kuvendarët e protestës nxjerrin me dhunë nga salla ish-deputetin: Do të çoj në Polici…

VIDEO / Kuvendarët e protestës nxjerrin me dhunë nga salla ish-deputetin: Do të çoj në Polici…

July 18, 2026
Kaos në Parlament! PS voton ministrat e rinj, Berisha dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren

Frikacakët e politikës, “mulizmi” dhe kështjella e Berishës

July 18, 2026
Zjarret në vend, Policia bën bilancin: Në më pak se tre muaj identifikuam 137 autorë, 46 u arrestuan

Zjarri mund të shuhet, por pasojat e tij vazhdojnë të mbeten në ajër

July 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In