Zv/Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli në një lidhje direkte me Klan News, tha këtë të enjte se shifrat aktuale nga pandemia nuk sugjerojë për një ndryshim të masave që janë aktualisht në fuqi në vendin tonë.
Zonja Rakacolli, në raport edhe me masat të cilat janë në fuqi si pasojë e koronavirusit, do të ketë një shtrëngim të tyre?
Kjo është pyetja që bëjmë gjithmonë duke marrë parasysh që janë disa vende europiane që kanë rikthyer edhe një karantinë të pjesshme.
Shqipëria e ka menduar ndonjëherë gjatë kësaj periudhe një skenar të ngjashëm, ndoshta jo karantinë e plotë, po të paktën e pjesshme?
Mira Rakacolli: Për shifrat që janë deri më tani nuk diskutohet ky skenar, por nëse do të ketë shifra shumë më të larta, ose shifra të ndryshme, që tregojnë për mundësi shumë të larta infeksioni, në bazë të hetimet epidemiologjik që ku kanë qenë ato, ndoshta mund të ketë ndonjë vlerësim. Por me shifrat që kemi tani nuk ka asnjë indikacion që të na sugjerojë masa më të forta për shifrat ku jemi tani.
/a.r