• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Nga aeroporti i ri në Akërni tek “Marina Vlorë” dhe resorte turistike në Jug/ KKT miraton lejet

by Java News
25/11/2021 12:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi të mërkurën (24 nëntor) një sërë lejesh ku ndër të tjera disa të lidhura ngushtë me turizmin, transportin dhe energjetikën.

Kështu më në detaj u miratua leja e zhvillimit për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës. Ky aeroport do të ndërtohet në zonën e Akërnisë nga konsorciumi Mabatex construction & YDA group i cili ka fituar edhe të drejtën e koncesionit.

Vlera e investimit për këtë projekt është 103 milionë euro ndërkohë që parashikohet që aeroporti të ndërtohet për një periudhë 4 vjeçare i ndarë në dy faza; faza e pare me kapacitete deri në 400 mijë udhëtarë dhe, në një fazë të dytë më kapacitetet deri në 1.2 milion pasagjerë në vit.

Një tjetër leje e miratuar ishte ajo për ndërtimin e Linjës 400 kv Shqipëri – Maqedoni e Veriut projekt i Operatorit të Sistemit të Transmetimit. Ky operator priste vetëm kalimin e kësaj hallke për të vijuar me ndërtimin. “Për Lotin 1 ka përfunduar hartimi i projektit dhe jemi në fazën e aplikimit për Lejen e Ndërtimit ne KKT, ndërsa për Lotin 2 vazhdon procesi i hartimit të projektit” do të shprehej vetëm pak kohë më parë administratori i OST Skerdi Drevova. Kjo linjë me kosto totale 70 milionë euro do të jetë 130 km e gjatë dhe do të ketë dy nënstacione 400kV. Nënstacioni i Fierit do jetë edhe qendra, e cila do të akomodoje burimet më të mëdha të prodhimit të energjisë së rinovueshme nga dielli dhe era.

Në rendin e ditës së KKT ka kaluar edhe leja për zhvillimin e portit turistik Marina Vlorë si dhe rikualifi9kimi urban i Parkut Arkeologjik të Durrësit.

Një sërë lejesh janë miratuar edhe për ndërtimin e restorteve turistike nga Jugu në Veri ku bien në sy leje dhënë në Borsh, Qeparo, Gjilekë, Durrës si dhe vila banimi në kodrën e Potamit në Himarë. Një tjetër lejë është dhënë për një resto agro-turizëm në Malësinë e Madhe.

Vendimet e miratuara në KKT

  1. Për miratimin e Rishikimit të Planit të Përgjithshëm Vendor Bashkia Roskovec.
  2. Për miratimin e Rishikimit të Planit të Përgjithshëm Vendor Bashkia Elbasan.
  3. Për miratimin e Korrigjimit të Planit të Përgjithshëm Vendor Bashkia Përmet.
  4. Leje Zhvillimi për objektin: “Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues “Vlora International Airport – VIA”.
  5. Leje Zhvillimi për objektin: “Porti turistik i jahteve “Marina Vlorë”, në Portin e Vlorës, Bashkia Vlorë”, me subjekt zhvillues shoqërinë koncesionare “Marina Vlorë”.
  6. Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Porti turistik i jahteve “Marina Vlorë”, Faza 1, në Portin e Vlorës, Bashkia Vlorë”, me subjekt zhvillues shoqërinë koncesionare “Marina Vlorë”.
  7. Leje Zhvillimi për objektin: “Rikualifikim urban i Parkut Arkeologjik të Durrësit”, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues Ministrinë e Kulturës.
  8. Leje Ndërtimi për objektin: “Linja 400 kv Shqipëri – Maqedoni e Veriut” me vendndodhje në Bashkitë Fier, Patos, Roskovec, Dimal, Kuçovë, Belsh, Cërrik, Elbasan, Librazhd, Prrenjas, me subjekt zhvillues “OST” sh.a.
  9. Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksioni i linjës Librazhd – Prrenjas”, me vendndodhje në Bashkitë Librazhd dhe Prrenjas, me subjekt zhvillues “OST” sh.a.
  10. Leje Ndërtimi për rikonstruksion pa ndryshim funksioni për objektin “Zgjerimi i platformës së parkimit Apronit, në aeroportin “Nënë Tereza”, me vendndodhje në Bashkinë Krujë, me subjekt zhvillues “Tirana International Airport” sh.p.k.
  11. Leje Ndërtimi për objektin: “Delta Falaise Resort & Village, Zona 1”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Delta” sh.a.
  12. Leje Zhvillimi për objektin: “Strukturë hotelerie 2 kate me 2 kate nëntokë”, me vendndodhje në shëtitoren Qeparo, Bashkia Himarë, me zhvillues Z. Stefan Kokëdhima.
  13. Leje Zhvillimi për objektin: “Objekt hotelerie dhe shërbime 4 kate me një kat nëntokë dhe pishinë, me vendndodhje në Borsh, Bashkia Himarë”, me zhvillues Z. Vasil Jani dhe Z. Sotir Jani.
  14. Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleks rezidencial vilash 2 kate me pishinë, me vendndodhje ne Dhërmi, Bashkia Himarë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Erba 2013” sh.p.k.
  15. Leje Zhvillimi për objektin: “Objekt banimi dhe hoteleri 2-3 kate dhe 1 kat nëntokë”, me vendndodhje në Gjilekë, Bashkia Himarë, me zhvillues Z. Bilbil Domi.
  16. Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleksi kodër – vila, me funksion struktura banimi 2 – 3 kate, me 1 kat nëntokë, me vendodhje në Potam, Bashkia Himarë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Talha” sh.p.k.
  17. Leje Zhvillimi për objektin: “Hotel Tiara”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me zhvillues Z. Erion Keci.
  18. Leje Zhvillimi për objektin: “Strukturë hoteliere 4 dhe 6 kate, me 2 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Sarandë, me subjekt zhvillues shoqërinë “GJOZEZA” sh.p.k.
  19. Leje Zhvillimi për objektin: “Objekt hoteleri dhe shërbime 5 Kate”, me vendndodhje në Orikum, Bashkia Vlorë, me zhvillues Z. Fation Veizaj.
  20. Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt hoteleri dhe shërbime 4 kate, me 2 kate parkimi nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me zhvillues Z. Erion Canaj.
  21. Leje Ndërtimi për objektin: “Resort Agro-Turizmi “Buni i Bajraktarit”, me vendndodhje në Bashkinë Malësi e Madhe”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Fushë Okol” sh.p.k.
  22. Leje Zhvillimi për objektin: “Stacion furnizimi automjetesh dhe objekte shërbimi’’, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Fusha” sh.p.k.
  23. Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion i pikës së karburantit ekzistues dhe shtesë objekti 1 kat me funksion shërbime”, me vendndodhje në Rrugën “Don Bosko”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Mend Oil” sh.p.k.
  24. Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt industrial 3 kate”, me vendndodhje në Bashkinë Vorë, me zhvillues Znj. Anila Selenica.
  25. Leje Ndërtimi për objektin: “Fermë mbarështimi të kafshëve të imëta 1 kat me mur rrethues”, me vendndodhje në Bashkinë Vorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Impuls” sh.p.k.
  26. Për miratimin e ndryshimit të subjektit zhvillues të objektit: “Godinë 4 kate, me 2 kate nëntokë, me tarracë të shfrytëzueshme të gjelbëruar, me funksion hoteleri dhe shërbime turistike në rrugën Vlorë – Orikum, Bashkia Vlorë”.
  27. Për shtyrjen e afatit të Lejes së Ndërtimit për objektin: “Qendër grumbullimi për ruajtjen, distribuimin dhe eksportin e frutave, perimeve dhe agrumeve”, me vendndodhje në Bashkinë Lushnjë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Doni Fruits” sh.p.k.
  28. Njoftim anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Territorit mbi hartimin/miratimin e Planeve të Detyruara Vendore për njësitë e qeverisjes vendore, të prekura nga fatkeqësia natyrore e datës 26.11.2019.
  29. Njoftim anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Territorit mbi kërkesat për kontroll përputhshmërie të shqyrtuara nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit, për periudhën 13.07.2021 deri më tani, sipas Vendimit Nr. 1, datë 30.07.2015 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave që do të ndiqen nga Autoritetet e Zhvillimit të Territorit për shqyrtimin e kërkesave për Leje Ndërtimi deri në miratimin e Planeve të Përgjithshme Vendore”, i ndryshuar.

/ monitor

g.kosovari

Next Post
Njëra derë në flakë, tjetra e bllokuar: Përse nuk mundën të dilnin nga autobusi 44 viktimat

Njëra derë në flakë, tjetra e bllokuar: Përse nuk mundën të dilnin nga autobusi 44 viktimat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet mbaruan dhe të dy humbën! Telefonatë e tensionuar mes Trump dhe Netanyahu, shkak operacioni i radhës në Iran

Zgjedhjet mbaruan dhe të dy humbën! Telefonatë e tensionuar mes Trump dhe Netanyahu, shkak operacioni i radhës në Iran

November 11, 2026
Ish-drejtori i kompanisë farmaceutike nominohet për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë, emri i kalon Senatit!

Ish-drejtori i kompanisë farmaceutike nominohet për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë, emri i kalon Senatit!

November 11, 2026

Krimet e Epstein mund të ishin parandaluar, raporti i republikanëve zbulon dështimet e drejtësisë: Veproi i mbrojtur dhe i ndihmuar nga…

November 11, 2026
Ethet Presidenciale/ Kush do i marrë çelësat e Shtëpisë së Bardhë pas Trump? Ja emrat që po përgatiten për “betejën” e vitit 2028

Ethet Presidenciale/ Kush do i marrë çelësat e Shtëpisë së Bardhë pas Trump? Ja emrat që po përgatiten për “betejën” e vitit 2028

November 11, 2026
Kalaja e Gjirokastrës e preferuar nga turistët, mbi 70 mijë vizitorë nga janari deri më sot

Tirana e vështirë për familjet e reja, lindjet janë në rënie me dyfishin e mesatares kombëtare!

November 11, 2026
Moti sot, reshje shiu dhe shtrëngata në disa qarqe

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe reshje shiu, ja parashikimi i motit për ditën e sotme!

November 11, 2026
Prag tragjedie në Fier nga rrjedhja e gazit në furrën e bukës, çifti përfundon i asfiksuar në spital, ja si paraqitet gjendja e tyre!

Prag tragjedie në Fier nga rrjedhja e gazit në furrën e bukës, çifti përfundon i asfiksuar në spital, ja si paraqitet gjendja e tyre!

November 11, 2026
Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

November 10, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste

November 10, 2026
Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In