Për herë të parë, në Tiranë në muajin gusht është zhvilluar një lloj kirurgjie e rrallë në tru, teksa pacienti është i zgjuar dhe i vetëdijshëm gjatë gjithë operacionit.
Karl Ove Knausgaard, shkrimtari i famshëm norvegjez u bë dëshmitar i kësaj kirurgjie, eksperiencë të cilën vendosi ta rrëfejë për lexuesit e amerikanes “New York Magazine”.
Doktor Henry Marsh ishte doktori që mori përsipër të kryente për herë të parë në Shqipëri të ashtuquajturën “kirurgji në tru, teksa pacienti do të mbetej i zgjuar”.
E njohur me terminologjinë “awake craniotomy” nga anglishtja, ajo është procedura që heq një lloj tumori në tru, që është aq i kamufluar saqë duket si truri vetë.
Tumore të tilla prekin më shpesh moshat e reja dhe për to, fatkeqësisht nuk ka kurë. Pa kirurgji, 50 për qind e pacientëve vdesin brenda 5 viteve, 80 për qind brenda 10 vitesh, ndërsa një operacion u zgjat jetën atyre nga 10 deri në 20 vite, por ka raste edhe më shumë.
Në operacionin e doktor Marsh asistuan edhe mjekët shqiptarë, Prof. Dr. Mentor Petrela dhe Dr. Florian Dashi. Ekipi në Shqipëri ishte përgatitur prej 6 muajsh dhe kishte zgjedhur dy raste.
Pacienti i parë që iu nënshtrua procedurës kirurgjikale ishte Ilmi Hasanaj. 33-vjeçari jeton në periferi të Tiranës, i martuar, pa fëmijë me profesion murator.
Në mënyrë që kirurgu të jetë në gjendje të bëjë dallimin midis tumorit dhe indeve të shëndetshme të trurit, pacienti mbahet zgjuar gjatë operacionit dhe gjatë procedurës truri mbahet i stimuluar.
Pacientja e dytë që u operua të nesërmen ishte Gjinovefa Mërxira, 21 vjeç nga Burreli, studente mjekësie. Edhe diagnoza e Gjinovefës ishte e njëjtë, tumor në tru.
Gjithçka shkoi me sukses edhe për të, vetëm se rasti i saj – sipas Dr. Marsh, – ishte edhe më i vështirë sesa Ilmiu, pasi masa tumoriale ndodhej më poshtë trurit.
Pacientët ishin të parët me të cilët u aplikua një kirurgji e tillë në Shqipëri.
Knausgaard thotë se veç operacionit, vizitoi Galerinë Kombëtare të Arteve, për të parë nga afër pikturat që datonin nga epoka e komunizmit.
Ai thotë në reportazh se ka dobësi për kulturën që fshihej prapa “perdes së hekurt”.
Dita