46 shqiptarë nga Maqedonia kanë mbetur të vdekur dhe shtatë të tjerë janë lënduar, pasi autobusi me të cilin po ktheheshin nga Turqia u dogj në Bullgari.
“Shtatë persona i mbijetuan kësaj tragjedie, falë Zotit. Në mesin e të mbijetuarve është edhe Lulzim Sulejmani nga Presheva”, deklaroi kryeministri maqedonas Zaev.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shpallur të martën tri ditë zie. Aksidenti ndodhi në një autostradë në perëndim të Bullgarisë.
Në mesin e viktimave janë edhe të paktën 12 fëmijë. Një zyrtar nga spitali në Sofje tha se shtatë persona janë duke u trajtuar. Gjendja e tyre është stabile.
/b.h