Dega 3 e Partisë Demokratike ka konfirmuar pjesëmarrjen në Kuvendin Kombëtar të PD-së në 11 dhjetor, të thirrur nga Sali Berisha. Nga sa bëhet e ditur, në mbledhje kanë votuar 20 nga 29 anëtar. Ky vendim konfirmon përçarjen e PD-së, ku disa mbajnë anën e Sali Berishës dhe të tjerë të Lulzim Bashës.”Ditën e sotme date 22/11/2021 u zhvillua mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike, Dega 3, Tiranë ku moren pjese 20 anetare nga 29 anetare te kryesise. Mbledhja u zhvillua në një klimë debati të hapur dhe të lirë me pjesëmarrjen e numrit më të madh të anëtarëve të këtij organizmi.Kriza ekonomike dhe e gjithanshme, zhvillimet politike si dhe debatet e brendshme në parti ishin tema të diskutimeve. Demokratët janë të ndërgjegjshëm se situata e rëndë ku ndodhet vendi e bën të domosdshëm ringritjen e opozitës në lartësinë e shpresave të qytetarëve tanë, të cilët janë ata që vuajnë direkt keqqeverisjen dhe revanshin shumëplanësh ku është turrur pushteti i Edi Ramës. Diskutuesit konverguan në idenë se Shqipëria ka nevojë që PD të marrë përsipër përgjegjësinë e saj historike para vendit. Në fund, me anë të një votimi, pjesëmarrësit dhanë mbështetje unanime pë Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike më datë 11 dhjetor 2021″, shkruhet në njoftimin zyrtar të degës 3 të PD-së.