Me anë të një postimi në rrjete sociale, Kryemadhi ka zbardhur edh eobjektin e bisedës me zyrtarin e lartë të OSBE-së.
Një ndër temat, sipas sak ka qenë masakra e 25 prillit, pasi se politika shqiptare nuk ka dhënë ende një zgjidhje të plotë e afatgjatë për zgjedhje të lira e të ndershme dëshmoi.
Kryemadhi e ka garantuar kreun e Prezencës së OSBE në Shqipëri, Ambasador Vincenzo Del Monaco se do të mbeten të angazhuar për një reformë më të plotë, për një sistem dhe ligj zgjedhor që mundëson barazinë e votës dhe e kthen pushtetin vërtetë në duart e sovranit
“Duke e falenderuar për rolin pozitiv të misionit për reformat që vendi ka ndërmarrë lidhur me shtetin e së drejtës, i nënvizova nevojat që Shqipëria ka për përmirësim të vazhdueshëm, drejt një demokracie funksionale, që garanton të drejtat e njeriut dhe biznesit.
Masakra e 25 Prillit dëshmoi se politika shqiptare nuk ka dhënë ende një zgjidhje të plotë e afatgjatë për zgjedhje të lira e të ndershme, ndaj ne do të mbetemi të angazhuar për një reformë më të plotë, për një sistem dhe ligj zgjedhor që mundëson barazinë e votës dhe e kthen pushtetin vërtetë në duart e sovranit.
Reformat me standarde reale, që rrisin besimin e qytetarëve tek institucionet dhe e ardhmja në Shqipëri, janë edhe rruga e vetme drejt integrimit në Bashkimin Evropian”, njofton Kryemadhi./m.j