Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto ka inspektuar nga afër situatën e krijuar në Rrugën e Kombit, si pasojë e rreshjeve të dëndura të dëborës që janë rregjistruar gjatë orëve e fundit.
Ministri theksoi se pavarësisht rreshjeve të dëborës rruga është e hapur, ndërsa ka dhe angazhim të plotë dhe nga kompania mirëmbajtëse, që qarkullimi në këtë aks të rëndësishëm mos të ketë probleme.
Ministri ju bëri apel drejtuesve të automjeteve që ti referohen edhe buletinit ditor të Autoritetit Rrugor Shqiptar, për gjëndjen e rrugëve. Por duhet që gjithashtu të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe sinjalistikën. Ministri Haxhinasto tha se për të përballuar sa më mirë gjendjen, strukturat shtetërore dhe emergjencat civile janë në gadishmëri.