Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla foli sot lidhur me komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore, duke u shprehur se 95 për qind e punës është bërë dhe po saktësohet objekti. Balla u shpreh se PS garanton barazi dhe të drejtë vetoje mes dy partive të mëdha.
Kreu i grupit parlamentar socialist pohoi se Komisioni i Venecias është ftuar që të japë një opinion urgjent lidhur me çështjen në fjalë.
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore
95 për qind e punës është bërë. Jemi duke saktësuar një element të fundit që ka të bëjë me objektin e punës së Komisionit. Besoj se këtë çështje do ta zgjidhim, në mos këtë të enjte në seancat pasardhëse të Kuvendit. Kemi shprehur vullnetin e plotë për ngritjen e komisionit.
Ky është një komision i posaçëm i reformës zgjedhore. Mendimi im është që Komisioni Posaçëm i reformës zgjedhore adreson të gjitha rekomandimet që vijnë nga objekti i ODIHR-it. Ky do të jetë objekti i Komisionit. Ajo që PS garanton është që brenda komisionit ka barazi mes anëtarëve dhe të drejtë vetoje mes dy partive të mëdha. Besoj se do ta gjejmë zgjidhje në themelin e hedhur prej shumë vitesh kur ka ngritur komisione të posaçëm Kuvendi, marrin një nga ato vendime dhe vazhdojmë punën.
Ndryshimet kushtetuese të vetingut. Si do ti fitoni votat e opozitës?
Nuk dua të bëj më debat për këtë çështje. I takon Këshillit të Legjislacionit, Komisionit të Ligjeve dhe madje Komisionit të Venecias, që është ftuar nga kryetarja e Kuvendit për të dhënë një opinion urgjent, dhe me sa di unë Komisioni i Venecias i ka parashikuar në fillim të dhjetorit.
A do e fusni edhe kërkesën e prokurorëve për mandat të pakufizuar?
Të mos harrojmë që bëhet fjalë për ndryshime kushtetuese që ka një procedurë të veçantë. Nga eksperienca prej shumë vitesh si ligjvënës mendoj që është një çështje që meriton të vlerësohet dhe pse jo të mos mbështetet, por nuk dua të hyj në diskutim për këtë çështje, sepse nuk ka një nismë, nuk ka një procedurë parlamentare. Si e tillë le të fokusohemi te ato që kemi në punën e përditshme të kuvendit. Sot kemi diskutuar plot çështje që lidhen me paketën dhe buxhetit. Grupi i PS do të mbështesë plotësisht paketën fiskale dhe buxhetin për vitin 2022. Jo vetëm që është buxheti më i madh, por dhe i thjesht.
Do ti dëgjojë PS edhe kritikat e Erion Braçes për paketën fiskale dhe mënyrën e qeverisjes?
Erioni është koleg i vjetër me të cilin diskutojmë çdo ditë. Secili ka këndvështrimin e tij, por këto janë çështje të vendimarrjes së përbashkët politike.
g.kosovari