Analisti Lorenc Vangjeli deklaroi në “Log.” në ABC se me thirrjen e Kuvendit, kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë lëvizjen që duhet të kishte bërë prej kohësh duke u përgjigjur me monedhën e duhur.
“Nga momenti ku Basha hapi kutinë e tij të fundit dhe tha po ne do shkojmë në Kuvend, bëri atë që duhet të kishte bërë prej kohës. Krizës Basha iu përgjigj me monedhën e duhur dhe një lëvizje politike. Kjo është diçka e tejkaluar dhe debati duhet të jetë sërish politik. Ishte ndeshja e madhe, nëse do ketë Kuvend. Tani Kuvend ka”, tha Vangjeli.
Anëtari i kryesisë Eno Bozdo tha se Kuvendi i dytë i thirrur nga Basha i percepton demokratët si topa që duhet të shkojnë në drejtime të ndryshme.
“Nuk ka rëndësi nëse Basha përjashton Berishën ose Berisha përjashton Bashën. Shansi që kishte Basha për t’iu përgjigjur Berishës u dogj. Kuvendi i dytë i percepton demokratët si topa ping pongu. Edhe ata që mbushin foltoren e Berishës nuk janë vetëm mbështetës të tij por edhe njerëz që duan të ndryshojnë PD. Për momentin jemi këtu ku jemi. Nuk mund të thotë njëri që ka Kuvendi dhe tjetri i përgjigjet me Kuvendin e tij”, u shpreh Bozdo.
/a.r