Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës të kreut të PD Lulzim Basha në ABC i cili tha se ish-kryeministrin e pret përjashtimi nga partia në rast të organizimit të Kuvendit Kombëtar të PD-së që e ka paralamëruar në 11 dhjetor.
I vendosur Berisha thotë se 11 Djetori sipas tij do të jetë një ditëlindje e vërtetë për Partinë Demokratike. Sipas deklaratës së “Foltores” më 11 Dhjetor do të mblidhen duke e konsideruar këtë ditë një ditëlindje për Partinë Demokratike
“Në dt 11 Dhjetor demokratët do refuzojnë humbjet, disfatat dhe pazaret dhe do rifitojnë kohën e humbur drejt fitores!
11 Djetori do të jetë një ditëlindje e vërtetë për Partinë Demokratike dhe gjithë demokratët që duan të bejnë opozitë te vertete dhe pa asnjë kompromis për të rrëzuar narkoshtetin e Ramës dhe pengjet e tij“, thuhet mes të tjerash në deklaratë.
Deklaratë e Partia Demokratike – Foltorja
Dita e ndryshimit po vjen! Demokratët kanë marrë në dore fatet e partisë së tyre dhe në datën 11 Dhjetor do mblidhen te bashkuar si asnjehere me pare per ta hequr Partine Demokratike nga pazaret e peng kryetarit dhe per t’jua riktheyr ate demokrateve. Vetëm kështu Partia Demokratike do të shkeputet nga pazar humbjet e Lulzim Bashës dhe do rikthehet në rrugën e përballjes me Ramën dhe fitoren ndaj narkoshtetit të tij.
Ne datë 11 Dhjetor demokratet do refuzojne humbjet, disfatat dhe pazaret dhe do rifitojne kohen e humbur drejt FITORES!
Lulzim Basha njeriu qe ka frike te takoje demokratet dhe madje ka tmerr dhe nga firmat e tyre e ndjen se me afrimin e Kuvendit te Partise Demokratike pazaret e tij me Edi Ramen do te mbarojne e bashke me to dhe perfitimet e tij prej tyre.
Ai eshte bere qesharak me kercenimet se do perjashtoje partine per te mbajtur vulen qe i duhet vetem per te vulosur humbjet e Partise Demokratike ne kurriz te pazareve te tij me Edi Ramen! Problemi i Partise Demokratike nuk eshte Sali Berisha qe e ka bere ate 7 here fituese por pazarexhiu qe i ka shkatuar dhe sjelle asaj vetem humbje dhe deshtim. Lulzim Basha ka shitur sakrificat, besimin, mundin dhe djersen e demokrateve duke u dhuruar atyre vetem humbje, ndersa per vete ka perfituar si askush ne 30 vjet duke u pasuruar ne opozite!
Ai ka deshtuar ne çdo aksion opozitar qe ka nisur per faktin e thjeshte se gjate rruges interesat dhe sakrificat e demokrateve u shiten per pazare siç bëri me çadrën, me Astirin, me teatrin, me djegien e mandateve, me bojkotin e zgjedhjeve, me traun e Rrugës së Kombit, me Portin e Durrësit e shumë të tjera!
11 Djetori do te jete nje ditelindje e vertete per Partine Demokratike dhe gjithe demokratet qe duan te bejne opozite te vertete dhe pa asnje kompromis per te rrezuar narkoshtetin e Rames dhe pengjet e tij./m.j