Të gjithë janë habitur me ndryshimin që ka bërë Mike Tyson, nga një ish sportist i varur nga substancat narkotike, tani në një biznesmen dhe shembull për t’u marrë nga të gjithë.
Sekreti i ish kampionit absolut është tejet i veçantë dhe të gjithë janë habitur, ka të bëjë me helmin e zhabave, të një lloji të veçantë, “Bufo alvarius”, një amfib nga Meksika i njohur gjithashtu si zhaba i shkretëtirës Sonoran, mes Shteteve jugperëndimore të Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës veriore.
“Jam më kreativ, mund të përqendrohem, jam më i pranishëm si biznesmen dhe sipërmarrës. Gjithçka falë helmit të zhabave që e provova katër vite më parë si sfidë dhe isha si “i vdekur” në udhëtimin tim të parë. Zhaba më mësoi se nuk do të jem këtu përgjithmonë, të gjithë kemi një datë skadence. Në ato ditë isha i rrënuar, kundërshtari im më i ashpër isha unë dhe kisha vetëbesim të ulët. Zhaba të heq egon, të ndihmon për të arritur potencialin maksimal. Njerëzit shohin se si kam ndryshuar që atëherë”, deklaroi Tyson duke habitur jo pak.
Sipas tij, në fillim u fiksua shumë duke tymosur një helm të tillë gati 3 herë në ditë teksa kishte humbur 45 kg për tre muaj por më pas erdhi edhe përmirësimi dhe ndryshimi total.
Në fakt, helmi i zhabave është një nga zbulimet më të fundit të mjekësisë moderne. Bëhet fjalë për 5-MEO-DMT, një substancë që gjendet në disa bimë dhe gjithashtu në disa kafshë, duke përfshirë edhe helmin e zhabës së quajtur Bufo Alvarius. Kjo substance po përdoret shumë kohët e fundit për të kuruar depresionin përmes një terapie shumë strikte dhe që ka dhënë efekte shumë pozitive.
/a.r