• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Grida Duma sulmon Berishën: Nuk besoj te politika e ‘Padrinos’! Në 26 prill nuk dilja dot nga shtëpia…

by A R
18/11/2021 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetarja e PD-së, Grida Duma e ftuar ‘Opinion’ në ‘News24’ deklaroi se nuk ka demokratë të foltores apo demokratë të tjerë.

Ndërsa i bëri thirrje demokratëve për të mos u përçarë, Duma theksoi se gjëja e duhur për Partinë Demokratike është që të ketë aleatin strategjik me vete, SHBA-në.

“Shumë reflektive… Përgjatë rrugëtimit polik nuk kam dashur të bëj diferencë mes gruas dhe burrit edhe pse kjo diferencë është. Por kam dashur ë rris figurën e gruas në politikë, duke mos bërë viktimën. Si është e mundur që 10 vite të gjitha mediat që me mua ndoshta nuk kishin asgjë, por e vetmja gjë ishte që bëja betejë publike. Nuk e kam gjetur veten asnjë ditë ti ankohem dikujt dhe nuk kam thirru askënd të më ndihmojë kur e kanë bërë linçimin. Pata bindjet e mia që në momentin që dh dorëheqjen bëri gjënë e duhur si “burrë shteti”. Në 2013 PD humbi nga arroganca e njerëzve që kishte rreth e qark dhe u shfaq ditën që Berisha dhe dorëheqjen. Unë kam dalë dhe kam mbrojtur Berishën. E mbroja dhe nuk pashë asnjë nga ata që kishin qenë përkrah tij të dilte publikisht të mbronte postin që kishte marrë.  E kam mbajtur ketë peshë se ka menduar që politika shqiptare është kjo që është. Sali Berisha ka detyrë ta bëjë betejën finale duke treguar se është njeri. Gjithë kasta e lidershipit politik thotë që ky popull nuk e pranon njeriun, unë nuk besoj që këta njerëz e kanë lexuar mirë popullin shqiptar. Kanë votuar një kryeministër pasi i dolën foto nudo. Ky popull megjithëse e kanë shtrydhur , e quajtën konservator ka vlerat më të bukura të jetës. Unë nuk besoj tek politika e padrinos.  Është e paimagjinueshme që një njeri që ka pasur pushtet 30 vite të mbledhë në forum demokratët dhe t’i gëzohet linçimit të njerëzve. Basha o sot o kurrë duhet të ndërtojë lidershipin, sepse nuk ka më asnjë alibi që e pengon. Dualizmi me Sali Berishën e ka penguar Bashën. Gjëja e duhur për PD është të ketë aleatin strategjik me vete. Unë kam një dhimbje për demokratët dhe disa të vërteta duhen thënë sot. I bëj thirrje atyre, “Mos u përçani”, të kujtohen ato që marrin pjesë tek foltorja se në atë salla kemi qenë bashkë, Ju mendoni se nuk janë bërë kompromise? Janë bërë, ka bërë edhe Berisha…Lideri historik ka edhe një detyrë tjetër, ta lërë PD të bëhet e lirë…Njerëzve nuk i duhet folur me ulërimën, apo për ti përdorur në protesta dhe më pas i harrojnë… Basti jetës, nëse gjeni një demokrat që Grida Duma i ka marrë në telefon dhe ka thënë firmos apo mos firmos dhe e them qartë se kam përçmim për ata që i kanë marrë në telefon dhe i kanë thënë firmos. Ky është mëkati i madh që kanë bërë dhe unë nuk jam pjesë e këtij mëkati. Do marr pjesë në bërjen e një partie me vlera perëndimore dhe që di të garojë, jo të një partie që ruan klanet”, tha më tej Duma, ndërsa shtoi: Çfarëdo që të ndodhe në Kuvendin e datës 18 rezultati i kësaj do të jenë zgjedhjet. Më datë 26 prill nuk çohesha dot të dilja jashtë, jo për vete po për njerëzit. Ku ta gjeja fjalën ti thoja demokratëve qëndroni është viti i 9. Një gjë është e qartë…se nuk fituam edhe sepse nuk i kishim ndërkombëtarët me vete. Ne kemi nevojë për mbështetjen e partnerit strategjik…Ne nuk jemi SHBA…Ky dëliri që i jepet shqiptarëve se do dalim përpara Amerikës është shtrembërim i të vërtetës. Njerëzit nuk mund të vendosin mes Sali Berishës dhe SHBA… Unë dua që Berisha ta mbyllë me dinjitet betejën e tij”, tha më tej ajo.

Sa i përket aksionit të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe takimet e tij në foltore, nënkryetarja e PD u shpreh se reflektimi duhet të jetë i vërtetë.

 

“Unë nuk do të ndërhyja kurrë. Vlerësoj më shumë lirinë se sa njerëzit të imponohen. Sa i përket përgjegjësisë, kam thënë se ne jemi këtu sepse kjo parti është përpjekur të bëjë bashkime artificiale. Nëse kjo parti vazhdon bashkon klanet atëherë, ku janë demokratët. Të kesh kundërshtar një njeri që dikur e ke pasur në pushtet tëndin, është gjëja më e dhimbshme për demokratët. Basha ka besuar që ekulibiri e çon në bashkim, unë nuk jam e kësaj qasje. Nuk është më koha për të falur lidershipin, por për të reflektuar”, u shpreh ajo.

A ka demokraci brenda PD-së?

Duma: Nuk ka demokracinë që do të doja unë, por ka shumë demokraci.

Jeni penduar që keni mbështetur Berishën?

Duma: Absolutisht jo.

Kë po mbështesni sot?

Duma: Sot po mbështes vetëm një gjë, besimet e mia. Ajo që po bën Berisah nuk është rruga e fitores për PD. Them edhe këtë tjetrën që Basha tani duhet të bindë që kjo është rruga që forcon PD dhe i kthen borxhin demokratëve.

Besoni se do të zhvillohet Kuvendi në datën 11 dhjetor?

Duma: Mund të bëhen tubime…por është një datë zyrtare dhe kjo i qetëson të gjithë, data 18 dhe kjo i jep përgjigje çdo lloj shqetësimi. Ky është një moment i rëndësishëm për PD.

/a.r

Next Post
“Grida Duma shkatërroi familjen”/ Mero Baze, ironi me Kokalarin: Mjerë shoku Enver çfarë ka lënë pas në fis

“Grida Duma shkatërroi familjen”/ Mero Baze, ironi me Kokalarin: Mjerë shoku Enver çfarë ka lënë pas në fis

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Rama publikon pamjet nga “Kolonja e rilindur”: Tanimë një destinacion turistik

VIDEO / Rama publikon pamjet nga “Kolonja e rilindur”: Tanimë një destinacion turistik

July 13, 2026
“Transmetimi nuk është komunitar”/ Mjeku Alimehmeti: Vaksinimi, kthim në jetën normale

Shqipëria humbi gati një të katërtën e popullsisë në 25 vjet, rënia më e lartë në Europë

July 13, 2026
SHBA godet dhjetëra objektiva iraniane në natën e dytë të sulmeve, kundërpërgjigjet Teherani

SHBA godet dhjetëra objektiva iraniane në natën e dytë të sulmeve, kundërpërgjigjet Teherani

July 13, 2026
Po kalonte autostradën në Lushnje, fuoristrada përplas për vdekje 75-vjeçaren

Po kalonte autostradën në Lushnje, fuoristrada përplas për vdekje 75-vjeçaren

July 13, 2026
Ky është Edmond Sula, 50-vjeçari që u ekzekutua me një plumb në derën e banesës në Bërxullë

Ky është Edmond Sula, 50-vjeçari që u ekzekutua me një plumb në derën e banesës në Bërxullë

July 13, 2026
Mblidhet sot Kuvendi! Në rend dite veprimtaria e KQZ-së, Bankës së Shqipërisë dhe institucioneve të pavarura

Mblidhet sot Kuvendi! Në rend dite veprimtaria e KQZ-së, Bankës së Shqipërisë dhe institucioneve të pavarura

July 13, 2026
Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, administratori përfundon me fraktura, një i arrestuar

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, administratori përfundon me fraktura, një i arrestuar

July 13, 2026
Tragjedi në Bangkok/ Zjarri në një lokal u merr jetën 27 personave, dhjetëra të plagosur

Tragjedi në Bangkok/ Zjarri në një lokal u merr jetën 27 personave, dhjetëra të plagosur

July 13, 2026
Rriten me 4% çmimet e karburanteve, sulmet e reja ushtarake kërcënojnë dërgesat në Hormuz

Rriten me 4% çmimet e karburanteve, sulmet e reja ushtarake kërcënojnë dërgesat në Hormuz

July 13, 2026
Moti për sot/ Diell dhe vranësira kalimtare, era forcohet përgjatë bregdetit

Moti për sot/ Diell dhe vranësira kalimtare, era forcohet përgjatë bregdetit

July 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In