“Dënim me varje”, kjo është drejtësia që kërkojnë familjarët e vogëlushit Mateo Vasiu, i cili u vra mizorisht nga Klodian Çalamani.
Familjarët mes dhimbjeve shprehen se autori burgun e ka si hotel, ku i sigurohen të gjitha, gjë që sipas tyre nuk e meriton.
Më tej familjarët shprehen se e mbanin me bukë autorin, por ai u bëri atë që nuk pritej.
“Ia çoi bukën në shpi, ne e mbanim me bukë kriminelin, ai na bëri atë që s’e prisnin. Bënte sikur fliste në telefon, a e gjetët djalin. Djalin kush e di ku do na e kishte hedhur natën, s’do gjenim as kufomën. Varja, a nuk ka një dënim me varje. Në burg ai do jetë si hotel, me krevat, me ushqim, me dhomë. Ku futet në gropë, ai engjëll, ai ishte një gonxhe e pa çelur, ai rritej dhe zbukurohej çdo ditë. Të vijë një dorë e krimineli që të na marrë djalin, duam vetëm varje. Të çohet populli, se kemi dhimbje shumë të madhe, na qan zemra, se lotët na janë tharë, vetëm të hyni në zemrat tona. Rama del dhe thotë nuk ka ligj me varje, po pse more kryeministër, sot e bëri me ne, nesër dikur tjetër. Pse të lëndohemi ne, pse. Ky është shembulli, edhe vëllai im të jetë, le të varet në mes të Fierit”, shprehen familjarët.
g.kosovari