Kriza mes Mauro Ikardit dhe Wanda Narës ka marrë fund edhe me një shfaqje publike të çiftit që ka dekretuar paqen në praninë e kamerave me Kullën Eifel në sfond.
Duket se Wanda ka lënë pas krahëve tradhtinë e sulmuesit argjentinas dhe në ditët e fundit të dy kanë postuar dedikime për njëri-tjetrin në rrjetet sociale.
Sot ishte dita e “vulës” mbi këtë çështje që u kthye në telenovelën e muajit të fundit. Provat i ka publikuar Ikardi në rrjetet sociale, ku ka postuar videon ku shfaqet ai me Wanda Narën duke u puthur plot pasion para dritave të Kullës Eifel.
Gjithçka teksa filmohet e fotografohet, me siguri si pjesë e intervistës në të cilën Uanda do të tregojë gjithçka për tradhtinë e Ikardit me Çina Suarez.
g.kosovari