• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Mbi 18 mln euro të sekuestruara janë të Toto Rinës/ Profesori i kriminologjise: Denaro kalonte pushimet në Greqi, dyshohet edhe për në Shqipëri

by Java News
17/11/2021 22:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

18 Qershor 2021, në aeroportin e Rinasit, zbresin dy shtetas italianë. Një i moshuar rreth të 90-ve që shoqërohej nga një 60-vjeçar. Të dy, dukeshin krejt normal por në Itali, plaku njihej si një prej eksponentëve të rëndësishëm të mafias më famëkeqe “Cosa Nostra”. Ai, ishte Francesco Zummo, mjeshtri i pastrimit të parave. Siç zbulon prokuroria e Palermos ka menaxhuar që në vitet 70-të paratë e kryebashkiakut mafioz Vito Ciancimino dhe eksponentëve të tjerë të “Cosa Nostras” Leonardo Greco dhe Michelangelo Aielo.

“Rezulton e provuar që Francesco Zummo kishte menaxhuar me mençuri resurset e pafundme monetare të Cosa Nostras në vitet ’70 ‘80” Zummo, po vinte në Shqipëri, për të bërë atë që dinte të bënte mirë prej dekadash, pastrimin dhe qarkullimin e parave të bosëve të mëdhenj të mafias. Plaku, siç njihej në radhët e mafias konsiderohej njeriu kyç i operacioneve financiare edhe vitet e fundit.

“Ku po pensionohen mafiozet e vjetër të Sicilisë, një nga hipotezat e ngritura, janë 4-5 mijë familje që pensionohen në Shqipëri, vijnë nga Italia e jugut e thonë jemi pensionistë e këtu jetohet më mirë se në Itali për shkak të kostove. Ne nuk duhet t’i paragjykojmë, por disa duhen verifikuar”, u shpreh Ervin Karamuço, Profesor i Kriminologjisë.

Ka dyshime, se shuma prej 18.3 milionë eurosh të bllokuara në Tiranë nga SPAK janë pjesë e thesarit të lënë pas nga Toto Riina. Ai njihet si “capo dei capi”, bosi i bosëve të Cosa Nostras i cili ka ndërruar jetë disa vite më parë.

“Bernardo Provenzano pësoi të njëjtin fat si Toto Riina, por kush është pasardhësi i tyre, ai është Mesaina Denaro një ndër 10 më të kërkuarit në botë, ai kalonte pushimet në Greqi dhe dyshohet se mund të ketë qenë dhe në Shqiëpri” u shpreh Ervon Karamuço, Profesor i Kriminologjisë.

Shoqëruesi i Zummo-s, Fabio Petruzzela, ishte financieri që kujdesej për të bërë gjithçka gati përmes lidhjeve të tij në Tiranë.

“Shoqëron personalisht Francesco Zummo në Tiranë dhe në datë 18 qershor e asiston për hapjen e një llogarie në Alpha Bank”

“Po paratë e Cosa Mostras ku janë? 80 % të sekuestruara nga Italia. Po 20% ku janë? Ku përfshihet pjesa e Toto Riinas sidomos, që i përkiste kupolës së madhe, janë cash dhe sigurisht duan të humbasi gjurmët, zgjidhja ka qenë të dalin jashtë Italisë dhe duhet të gjejnë folenë në sisteme të dobëta bankare, ku sistemet janë të dobëta” u shpreh Ervin Karamuço, Profesor i Kriminologjisë./ top story

g.kosovari

Next Post
“Të falenderon jashtë mase”/ Taçi mohon çdo akuzë nga përgjimet që zbulojnë ofertën për bosët e Cosa Nostra-s: Vëllai ta vë në dispozicion…

“Të falenderon jashtë mase"/ Taçi mohon çdo akuzë nga përgjimet që zbulojnë ofertën për bosët e Cosa Nostra-s: Vëllai ta vë në dispozicion...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ana tjetër e “trendit të viteve ’80”, rreziqe të fshehura që fillojnë me një foto personale

Ana tjetër e “trendit të viteve ’80”, rreziqe të fshehura që fillojnë me një foto personale

September 10, 2026
Komisioni i Jashtëm i PE: Shqipëria dhe Mali i Zi, pararojë e zgjerimit

Komisioni i Jashtëm i PE: Shqipëria dhe Mali i Zi, pararojë e zgjerimit

September 10, 2026
Riaktivizohet zjarri në Çërrilë të Mallakastrës, flakët po përhapen me shpejtësi

Riaktivizohet zjarri në Çërrilë të Mallakastrës, flakët po përhapen me shpejtësi

September 10, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Buxheti i shtetit nuk jepet me vetëshërbim

September 10, 2026
“Kemi kredi dhe fëmijë për të ushqyer”, Gjyqtarja reagon pas bllokimit të pagave nga Thesari

“Kemi kredi dhe fëmijë për të ushqyer”, Gjyqtarja reagon pas bllokimit të pagave nga Thesari

September 10, 2026
Sulmet kibernetike/ Nëse bankomatet ndalen… a jemi gati?

Qeveritë nuk rrëzohen me vegjetarianë

September 10, 2026
I mori jetën 13-vjeçares shqiptare duke e hedhur nga ballkoni, gjykata jep vendimin për vrasësin

I mori jetën 13-vjeçares shqiptare duke e hedhur nga ballkoni, gjykata jep vendimin për vrasësin

September 10, 2026
Kur protesta nuk shqetëson pushtetin, por merr peng qytetarin

Kur protesta nuk shqetëson pushtetin, por merr peng qytetarin

September 10, 2026
Shpërthimi i bombulës së gazit në një banesë në Lezhë, ndërron jetë në Itali pas disa ditësh 40-vjeçari

Shpërthimi i bombulës së gazit në një banesë në Lezhë, ndërron jetë në Itali pas disa ditësh 40-vjeçari

September 10, 2026
Fluturime direkte mes Luksemburgut dhe Tiranës, Hoxha: Një tjetër kompani ajrore evropiane vjen në Shqipëri

Fluturime direkte mes Luksemburgut dhe Tiranës, Hoxha: Një tjetër kompani ajrore evropiane vjen në Shqipëri

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com