Policia ka arrestuar një nga autorët e dyshuar të vrasjes së Fridman Xhaferrajt. Mësohet se Kristi Bixheku është arrestuar nga policia te spitali “Nënë Tereza” në Tiranë.
Kujtojmë se Fridman Xhaferraj u vra në qershor të këtij viti dhe më pas trupi i tij u hodh në një rezervuar në Vithkuq të Korçës.
Viktima akuzohej për djegien me qëllim të 3 makinave në afërsi të një qendre tregtare ndërsa ishte lënë me masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Sipas të dhënave të policisë ai në datën 21 maj është liruar nga dhomat e paraburgimit duke u lënë në “arrest shtëpie” në fshatin Plug të Lushnjës.
Fridman Xhaferraj u gjet ne rezervuarin e Gjançit, por pas hetimeve policia zbuloi se ai dhunuar deri në vdekje diku tjetër.
Dy personat kryesorë të dyshuar për vrasjen e tij janë Lulzim Spahija me nofkën “Arapi” dhe miku i tij Kristi Bixheku./m.j