Një rast shokues vjen nga India, ku një vajzë 16-vjeçare raportohet se është përdhunuar nga qindra burra. Të paktën 7 persona ranë në pranga pas denoncimit të vajzës, ndërsa rasti ka shokuar opinionin.
Vajza, e cila ishte e pastrehë, ka deklaruar se ishte përdhunuar nga 400 njerëz në zonën Beed të shtetit Maharashtra.
Ndërsa numri i përdhunuesve të dyshuar do të ishte i vështirë për t’u vërtetuar, vajza mund të identifikonte të paktën 25 autorë të dyshuar, shkruan CNN.
Vajza ishte përpjekur të paraqiste një ankesë në polici kundër një burri që e akuzoi se e kishte rrahur, por oficerët nuk e regjistruan atë.
Sipas deklaratës së policisë, vajza ka deklaruar se ishte martuar në moshën 13-vjeçare me një burrë 33-vjeçar që e abuzoi seksualisht.
Ajo gjithashtu i tha policisë se ishte sulmuar seksualisht edhe nga babai i saj. Kjo e ka detyruar atë që të linte të dyja shtëpitë dhe të flinte në stacionin e autobusit./m.j