• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Vetëm një Kuvend Kombëtar”/ Tabaku: Kryesia vendosi 18 dhjetorin, s’do ketë ndryshime statutore, vetëm diskutime mbi aksionin politik

by Java News
16/11/2021 15:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ishte e ftuar këtë të martë në rubrikën “Opinion”, në “News 24”, ku foli për zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike.

Ajo tha, se siç u deklarua një ditë më herët, do të ketë vetëm një Kuvend Kombëtar, e do të mbahet me datë 18 dhjetor.

Ky sipas saj është dhe vendimi i marrë me shumicë votash nga kryesia. Ajo tha se qëllimi i Kuvendit do të jetë se si do të vijohet me aksionin politik, duke qenë se jemi para zgjedhjeve lokale, si dhe shtoi se do të diskutohet për rifreskimin e strukturave.

Zhvillimet në PD, dje ka qenë fokusi te ju se është zhvilluar një mbledhje kryesie?

Jorida Tabaku: Ka qartazi një vendim të kryesisë për 18 dhjetorin. Kemi pasur një mbledhje të gjatë të kryesisë, prej 6 orësh, patëm shumë ide. Ndihem krenare kur diskutohet në një ambient me mendime të ndryshme. Por në fund u vendos që data e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të jetë 18 dhjetori. Çdo parti perëndimore, ka disa rregulla të funksionimit që është statuti i partisë. Aty pati diskutime edhe brenda propozimit të datës 18, të shtohen në rendin e ditës të gjitha çështjet që kërkonin anëtarët e kryesisë. Por njëkohësisht edhe për të diskutuar momentin që po kalon PD

Pati debate, e në fund pati tre kundër dhe tre abstenime, cilët janë personat që votuan kundër?

Jorida Tabaku: Nuk dua të dal e të etiketojë kolegë. Vlen që vota ka rëndësi dhe në fund të mbledhjes së kryesisë, vendimi për mbledhjen e 18 dhjetorit u votua nga shumica. Shpesh ndihem e dëshpëruar nga demokratët dhe mesazhin që përcillet te ato. Është një proces i vazhdueshëm. Ideja e përbashkët është që të bëhet një Kuvend dhe ai po bëhet me 18 dhjetor. Mendimet kundër që ishin dje, e dinë si funksionon PD. E dinë se si organizohet Kuvendi, e dinë që ka standarde rregulla që duhet zbatohet dhe të gjithë e dinë që ka një vendim për mbledhjen e kuvendit të 18 dhjetor.

Zoti Berisha thotë kemi zbatuar statutin për mbledhjen e Kuvendit dhe u vendos data 11 dhjtetor. Ju pse u mblodhët fill pas kësaj?

Jorida Tabaku: PD ka qenë duke pritur firmat, për të ndjekur procesin zyrtarë, ligjor, të rregullt. Me aq sa kam parë formularët, nuk shprehet vullneti për një datë, ata duan të mblidhet Kuvendi e ne kemi vendosur 18 dhjetor. Për të kaluar këtë situatë thërrasim të gjithë demokratët. Një vendim kryesie është i drejtë për të gjithë.

Ju vendosët sipas statutit, me mbledhje kryesie për këtë datë?

Jorida Tabaku: Pavarësisht mekanizmit që vendos në lëvizje thirrjen e Kuvendit, u shpreh dëshira për mbajtjen e një kuvendi kombëtar që i thërret të gjithë demokratët. Unë besoj që kjo është një çështje politike dhe çdo gjë është e bazuar në statut dhe në rregullat e brendshme, ishte dhe një vendim politik për mbajtjen e kuvendit me datë 18 dhjetor, që të gjithë të jenë pjesë. Unë besoj se ka pasur një komunikim ku deputetët kanë qenë në terren. Nuk besoj se ka kompleks askush, as zoti Basha për të dalë përpara demokratëve. Por diskutimi ka qenë që të mos merren akte përçarëse. PD do e vijojë këtë proces në mënyrë civile. Ka pasur një komunikim të të gjithë anëtarëve të PD, më pas mediatizohet është gjë tjetër. Çështja e parë e rendit të ditës është strategjia për aksionin politik të opozitës. Më pas si do të vijohet, një rifreskim të strukturave. Përgatitja e PD me një aksion të qartë opozitar, që do të shoqërohet edhe me aksione reale në terren.

Nuk do të diskutohen ndryshime statuti?

Jorida Tabaku: Një kuvend ka dhe ajo është caktuar me vendim kryesie. Kuvend do të jetë ai i datës 18 dhjetor. Më pas takime çdokush mund të mbajë. Por Kuvendi zyrtar e që merr vendime do të jetë ai 18 dhjetorit.

Pse nuk i shihni firmat në PD?

Jorida Tabaku: Sekretari i Përgjithshëm ka folur gjatë për këtë. Është bërë debat diskutimi statuti i PD, e është hequr fokusi se çfarë po kalojnë qytetarët. Besoj që vendimi i djeshëm i kryesisë sqaron të gjitha dilemat./m.j

Next Post
VIDEO/ Rindizet lufta Armeni-Azerbajxhan, shumë të vdekur në kufi

VIDEO/ Rindizet lufta Armeni-Azerbajxhan, shumë të vdekur në kufi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gazetari dhe imami non grata, Berisha dënon vendimin e qeverisë: Rama zbaton urdhrin e Vuçiç

Gazetari dhe imami non grata, Berisha dënon vendimin e qeverisë: Rama zbaton urdhrin e Vuçiç

August 5, 2026
Doktor Cubi

Doktor Cubi

August 5, 2026
Rrezikuan të mbyteshin gjatë lundrimit me pedalone, shpëtohen dy të rinj në Ksamil

Rrezikuan të mbyteshin gjatë lundrimit me pedalone, shpëtohen dy të rinj në Ksamil

August 5, 2026
“Do përdoren për të goditur Ukrainën”, Rusia furnizohet me raketa balistike nga Koreja e Veriut

“Do përdoren për të goditur Ukrainën”, Rusia furnizohet me raketa balistike nga Koreja e Veriut

August 5, 2026
Kundërshtimet për propozimin e PS për Territorialen, Haxhimali: Të vonuara! Kryetarët e bashkive duhej të flisnin që në fillim

Kundërshtimet për propozimin e PS për Territorialen, Haxhimali: Të vonuara! Kryetarët e bashkive duhej të flisnin që në fillim

August 5, 2026
Buzhala komenton predikimet e imamit të shpallur non-grata për “burrat që duhet t’ju vendosnin kufij grave”

Buzhala komenton predikimet e imamit të shpallur non-grata për “burrat që duhet t’ju vendosnin kufij grave”

August 5, 2026
Rregullat e reja të GJKKO/ Ndreca: Kufizime pa bazë ligjore! Cenojnë lirinë e medias dhe publicitetin e gjykimit

Rregullat e reja të GJKKO/ Ndreca: Kufizime pa bazë ligjore! Cenojnë lirinë e medias dhe publicitetin e gjykimit

August 5, 2026
Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës

Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës

August 5, 2026
Aksident në Lezhë-Milot, makina përplas motoçikletën, plagoset 1 person

Aksident në Lezhë-Milot, makina përplas motoçikletën, plagoset 1 person

August 5, 2026
NASA i quan “dragonj”/ Retë e zjarrit në Evropë, çfarë janë dhe pse po alarmojnë ekspertët?

Vatër zjarri në Peshkëpi të Selenicës, rrrezikohen banesa. Flakët përfshijnë pjesërisht edhe një varrezë makinash

August 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com