Nga ‘Rogner’ ku mbajti jashtë radhe një konferencë për mediat, Sali Berisha deklaroi ambicien e tij për t’u rikthyer si kryeministër i Shqipërisë.
Ai shoqërohej në tryezë nga Floriana Garo, ish-zëdhënësja e fushatës së Lulzim Bashës. Por Berisha tha se Garo që dikur ka marrë pjesë në konkurse bukurie, tashmë është drejtoresha e tij e Komunikimit.
“Para se të filloj kam kënaqësinë të paraqes para jush drejtoreshën e Komunikimit të kësaj nisme historike, që synon rivendosjen e pluralizmit, fitoren e Partisë Demorkatike dhe rikthimin e Sali Berishës si kryeministër i ardhshëm i Shqipërisë” – tha ai.
Në këtë konferencë, Berisha mbështetet nga Edi Paloka, Edmond Spaho, Arben Ristani, Klevis Balliu, Flamur Noka, Aldo Bumçi, Albana Vokshi etj.
Sot, pritet të dorëzohen edhe 4200 firmat e delegatëve për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD.
/a.r