Papritur dhe pa kuptuar, Agron Gjekarkmarkaj u bë “tabela e qitjes” së Sali Berishës që inatin me Lulzim Bashën, ua shfryu edhe demokratëve të tjerë në partinë e themeluar prej tij.
Kjo për Gjekmarkaj është tregues shumë herë më i madh, se si lufta brenda llojit, është shumë herë me e keqe se ajo e specieve të ngjashme, e ndërsa ka treguar edhe të vërtetën e kafes që për Sali Berishën, kushtoi 250 euro.
Në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv të gazetarëve Denis Minga dhe Lorenc Vangjeli, Gjekmarkaj kjo nuk është aspak e vërtetë teksa tregoi me detaje se sa ka shkuar fatura dhe qëllimin e asaj vizite në Itali.
“Ne ishim të ftuar nga “Konrad Adenauer” në një trajtim 4 dito me deputetët e rinj, një ditë ishim në Milano se kishim takim me përfaqësues politik dhe të biznesit, pasi përfunduam punën, shkuam në një kafe, afër diellit, një pozicion i bukur afër në Piazza Duomo. Mungesa e përvojës më shtyu që ta sqaroja, e parashikova se ishte një zotëri me të shoqen që na shikonte me një farë tinëzie dhe qeshëm dhe e parashikuam, se duke pirë kafe do përfundonim në lokale. Në politikë të gjitha instrumentet qenka legale, madje lufta brenda llojit është më e egër se ajo e specieve të ngjashme. Pazar të shtrenjtë në Itali? Banale, të them, ne pimë një kafe ishim 13 veta, fatura na shkoi 195 euro, na shkon diku te 12 euro personi, se do na akuzoni se nuk jeni të zotët për numra si parti, unë nuk shquhem për numra, për fjalë mbase, ndërsa për të blerë nuk blemë asgjë, një nga koleget tona kishte blerë një çantë te Zara, e kishte te këmbët që e kishte fiksuar fotografia”, tha Gjekmarkaj në Report Tv.
Nuk ka lënë pa komentuar edhe ‘Foltoren’ e Sali Berishës, me këtë të fundit që tha se nuk e ka mbajtur fjalën, por në betejën e tij me SHBA-në, e ka përfshirë edhe PD-në.
“Sali Berisha duhej të tërhiqej dhe ta vijonte vetë betejën me SHBA-të, siç edhe tha. Jo të përfshinte Partinë Demokratike. Vjen një moment që cikli mbyllet, nuk ka të pavdekshëm në kohë politike. Është ajo që tha Basha se koha e tij ka mbaruar”, tha ndër të tjera Gjekmarkaj.
Në fund, Gjekmarkaj u shpreh në emisionin ‘Kontrast’ se ndryshe nga kolegu i tij Mark Marku, ai nuk e ka menduar largimin si deputet i PD pavarësisht se si u zhvilluan ngjarjet.
/b.h