Tre ditë më parë, një sherr për një vajzë mes të rinjve i mori djalin e vetëm Mirela Kuçit në Elbasan. Florenc Kovaçi në tentativë për të mbrojtur të vëllanë e tij, Mikel Kovaçin, është qëlluar me thikë për vdekje nga Ardit Hida, 24 vjeç, i cili më pas u arrestua dhe pretendon se Mikeli i kishte ngacmuar motrën.
Mirela Kuçi, në gjendje të rëndë psikologjike, tregon për Report Tv amanetin e fundit të djalit të saj, që ishte pikërisht vëllai i tij.
“Mua më njoftuan dhe shkova. E gjeta fëmijën shtrirë, tek dera e spitalit nuk foli më. E gjeta ccunin unë dhe e ngrita. E futa tek dera e spitalit, aty më përqafoi dhe më tha amanet vëllain dhe amanet gocën. Pastaj nuk foli më. E dha jetën në derën e spitalit”, thotë Mirela.
Ajo kërkon drejtësi dhe thotë se autori duhet të kalbet në burg ndryshe do ta bëjë ajo vetëgjyqësinë.
“Unë dua të drejtën e fëmijës tim. Më iku gjithë ai div. Ai të kalbet brenda në burg, unë djalin nuk e kam me të meta mendore. Ai gjallë nuk rri nëse del nga burgu, do të jem unë shkaktare që ta vras. Sicc më iku djali im 26-vjeç dhe ai do të shkojë atje ku shkoi djali im”, vijon ajo.
Sipas nënës së viktimës, ‘molla e sherrit’ motra e autorit është një vajzë që konsumon lëndë narkotike. Madje Mirela kërcënon se do ta vrasë atë.
“Ajo vajza pinte droge. Unë vetëm në mos e takofsha. Sicc më vdiq djali mua do të vdesë dhe ajo. Unë do marr një litër benzinë dhe do ta djeg. Ashtu sicc iku ccuni im do të ikë dhe ajo. Unë nuk e lë gjallë. Ky i madhi nuk kishte asnjë kontakt me të, punonte gjithë ditën. Se ç’ka bërë ky i vogli unë nuk e di. Familja e tyre nuk na ka kontaktuar”, thotë ndër të tjera Mirela Kuçi në prononcimin për Report Tv.
/a.r