Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Indrit Hoxha, ka reaguar menjëherë pas deklaratave të Bashës nga selia blu, ku sulmoi liderin historik, Sali Berisha.
Indrit Hoxha thekson se është Lulzim Basha, ai që është kthyer oksigjen për këtë pushtet criminal, ndërsa shton se të rinjtë në “Foltoren” e Sali Berishës janë përballur me arrestime për protesta nga regjimi i Edi Ramës.
“Te rinjte qe ishin sot ne takim me Sali Berishen, pjesa me e madhe e tyre gjate ketyre 8 viteve jane perballur me arrestime, shantazhe dhe presion nga qeveria e Edi Rames, nje pjese e mire e tyre vazhdojne akoma kalvarin e gjate te proceseve gjyqesore kundra qeverise vetem dhe vetem pse kane ushtruar te drejten e tyre per te protestuar kunder rregjimit te Edi Rames.
Ata te rinjë qe ishin sot skane qene as ministra, as drejtora, as kryetar bashkie madje nje pjese e tyre nuk u lekunden perpara joshjes se Edi Rames per te marre mandatet kur opozita i dorezoi, por i qendruan besnik idealeve te tyre per te luftuar nje rregjim qe eshte instaluar dhe tashme ka hyre ne mandatin e 3-te edhe me ndihmen e Lulzim Bashes.
Kryetari ne detyre i PD eshte i vetmi sot qe ka mare peng opozitem dhe eshte kthyer ne oksigjen per pushtetin e Edi Rames, beteja e te rinjve sot eshte me e madhe sepse duhet te çlirojme opoziten dhe me pas te permbysim rregjimin e Edi Rames”, deklaroi Hoxha./m.j