Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot në mbrëmje punimet nga parku i shtëpisë së Pavarësisë në Vlorë. Kjo zonë po merr formë si një tjetër hapësirë publike Vlorës për t’u ofruar familjeve një mundësi të re në qytet.
“Në kantierin e Parkut të Shtëpisë së Pavarësisë, ku do të mbillen afro 1000 pemë të llojeve të ndryshme dhe do të krijohet një hapësirë fantastike urbane, ndërkohë që për pak javë hapet kantieri i Portit Turistik bashkëngjitur, i cili do të bëhet një burim i rëndësishëm të ardhurash për qytetin që do të jetë një prej motorëve të fuqishëm të ekonomisë kombëtare”, ka thënë Rama./m.j