Personat e vaksinuar kanë 14 herë më pak gjasa të shtrohen në spital sesa personat e pavaksinuar. Pavarësisht rritjes së numrit të rasteve të koronavirusit (rreth 7000 në ditë mesatarisht) si dhe numrit të të shtruarve në spital dhe vdekjeve, vaksinat po dëshmojnë vlerën e tyre, tha Komisioneri i qeverisë belge për Coronavirus, Pedro Facon.
“Të vaksinuarit midis moshës 18 dhe 64 vjeç, kanë 14 herë më pak gjasa të shtrohen në ICU, tha ai duke shtuar se vaksinat ofrojnë mbrojtje të mirë, veçanërisht kundër simptomave të rënda dhe shtrimit në spital.”
Personat e vaksinuar në këtë grupmoshë kanë gjithashtu nëntë herë më pak gjasa të shtrohen në spital nëse infektohen me virus.
“Duam t’ju kujtojmë se, pavarësisht vaksinave efektive, ekziston ende rreziku i infektimit dhe shtrimit në spital”, tha Fakon. Në fund, ai theksoi nevojën për masa shtesë sigurie, si kufizimi i numrit të kontakteve të ngushta, përdorimi i maskës dhe ruajtja e distancës sociale , veçanërisht te të moshuarit dhe të pavaksinuarit.
g.kosovari